Republika e pavarur e ''tiranës'' dhe pakicat shqiptare ''jo tiranase''

nga Av. Phd Sabina Meta

Në Kushtëtutën e Republikës së Shqipërise citohet fakti se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”, parashikuar nga neni 1/pika 2 e saj, duke vijuar më poshtë me Nenin 18 të saj në të cilën citohet fakti I “barazisë përpara ligjit”, e konkretisht: të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore. Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive.

Duke u nisur nga paketa ligjore që ne si shtet disponojmë, duhet ta ndiejmë vehten me fat që kemi një kuader ligjor të pasur që mundohet në maksimum “për të dretjat dhe lirite e shtetasve të saj “…. Por realisht “de facto” çdo shtetas shqiptar , ku më shumë e ku më pak, është ndeshur me faktin e shkeljes me dy këmbë të një sërë të drejtash, kushtetuese, ligjore, politike, ekonomike, social, kulturore, etj…. duke sjellë si pasojë jo vetëm cënimin e tyre, por dhe mohimin e të qënurit shtetas i shtetit të cilit i përket.

Arsyeja që më shtyu të shkruaj këtë artikull, është një realitet i hidhur dhe qesharak, i trishtuar dhe i padrejtë njëkohësisht, përmes së cilit u shokova e jo vetëm. Të gjithë e dime për ekzistencën e zyrave të punësimit si dhe për Ligjin e punësimit “Ligji Nr. 7995 Date 20.9.1995 ”Për nxitjen e punësimit”, në të cilin citohet se Shteti krijon dhe zhvillon zyrat e punësimit, që veprojnë nën kontrollin e një autoriteti qëndror, për të përmbushur të drejtën e gjithë shtetasve residentë në Shqipëri, për punësim fitimprurës, për të marrë këshillimin dhe kualifikimin profesional për çdo punësim të tillë dhe për të marrë mbështetje në të ardhura.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit është një shërbim publik autonom, me statusin e një administratë shtetërore, qëndrore, që përgjigjet para ministrit. Përpara këtyre zyrave mund të paraqitet çdo punëkërkues pra çdo person i papunë, i disponueshëm për punesim, i cili paraqitet periodikisht në zyrën përkatëse të punësimit. Të tillë konsiderohen dhe personat të cilët janë në marëdhënie pune ose të vetëpunësuar, por që kërkojnë një punë të re.

Nisur për sa më lart, një ditë të bukur u drejtova pranë kësaj Zyre, e konkretisht Zyrës së Punësimit pranë ''Rruga e Kavajës'' Tiranë, përballë me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për të përfituar nga shërbimet pranë kësaj zyre, ku mbeta e traumatizuar, jo vetëm nga shërbimi skandaloz i punonjëses së kësaj zyre që kishte mungesë etike, në të folur, sjellur, e cila vetëm ulërinte dhe tregonte derën “por jo me mirësjellje”, por njëkohësisht përmes sjelljes që nuk duhet të ketë asnjë punonjës administrate më sqaroi që: Zyra përkatësë e Shërbimit ofroka shërbime vetëm për banorët e Rajoneve përkatëse (rajone këto të cilat ishin të afishuara në pjesën hyrëse të derës) dhe jo për çdo përson që paraqitet për të kërkuar punë, apo shërbime përkatëse të parashikuara nga Ligji.

Personat që nuk janë të regjistruar pranë njësive bashkiake, apo nuk janë banorë të rajoneve përkatëse (diferencim bashkiak, krahinor, por dhe zonor brenda nje qyteti), nuk do të përfitojnë asnjë shërbim nga ana e zyrës, por do të vetëshërbehen (përmes shërbimeve online) vetë nga ana e tyre duke kërkuar punë pasi zyrat përkatëse nuk ofrojnë shërbime për çdo punkërkues, por vetëm për banorët e zonave përkatëse.

Referuar të gjithë sqarimit që më dha punonjësja e nderuar e Zyrës së Punësimit në Rrugën e Kavajës, e gjithë kjo është parashikuar nga ligji i ri i cili urdhëronte Zyrën e punësimit të ofronte shërbime vetëm për një kategori të caktuar punkërkuesish e konkretisht ato që janë të regjistruar pranë njësive bashkiake përkatëse, madje dhe zyrat e punësimit ofrokan shërbime vetëm për disa rajonë dhe jo për çdo punëkërkues që paraqietet pranë kësaj zyre.

Kurioziteti më shty më tej të kërkoj në faqen zyrtare të SH.K.P. Në një ballafaqim me faqen zyrtare të Shërbimit kombëtar të punësimit, legjislacioni përmes së cilës kjo zyrë udhëheq punën e saj është pikërisht Ligji Nr. 7995 Date 20.9.1995 ”Për nxitjen e punësimit”, referuar për sa më lart citohet se: Me termin “shërbime punësimi”, nënkuptohen shërbimet të cilat synojnë të informojnë, këshillojnë, orientojnë dhe ndërmjetësojnë punëkërkues të papunë në vendet e lira të punës të ofruara nga punëdhënësit.

Shërbimet e punësimit përfshijnë veprimtari të: a) informimit mbi vendet e lira të punës; b) ndërmjetësime për punësim; c) këshillim dhe orientim për punë dhe profesion.

Punëkërkues është çdo person i papunë, i disponushëm për punësim, i cili paraqitet periodikisht në zyrën përkatese të punësimit, përfshirë dhe personat, të cilët janë në marrëdhënie pune ose të vetëpunësuar, por që kërkojnë një punë të re. Shërbimet që ofrohen për punëkërkuesit janë: Informacion dhe këshillim, Udhëzime për punësim, vlerësim të nevojave, zhvillim të karrierës/profesionit/Plan Aksioni për Punësim. Pjesëmarrje në një trajnim dhe ndërhyrje të tjera në tregun e punës. Shërbime ndërmjetësimi etj.

Duke u nisur nga ajo që ligjërisht citohet më lart, kuptohet fare mirë që ligjërisht nuk përcaktohet një fakt i tillë e natyrisht që nuk ka se si të shkelen ligjërisht të drejtat e një shtetasi, të drejtat për punësim brenda një territori të shtetit të tij, por se “de facto” proçedohet ndryshe duke u maskuar pas ligjit, apo ndonjë urdhëri “Fantazëm”, inekzistent. Referuar nenit 49 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërise citohet se “Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, që e ka zgjedhur ose pranuar vetë. Ai është i lirë të zgjedhë profesionin, vendin e punës, si dhe sistemin e kualifikimit të vet profesional, dhe LIGJ -Nr.9992, datë 18.9.2008 PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) "PËR POLITIKËN E PUNËSIMIT, C 122, 1964" ku citohet se “Duke synuar stimulimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik, ngritjen e nivelit të jetesës, plotësimin e kërkesave për fuqi punëtore dhe kapërcimin e papunësisë dhe punësimit të pjesshëm, çdo anëtar deklaron dhe ndjek si objektiv kryesor një politikë aktive të hartuar për nxitjen e punësimit të plotë, produktiv dhe me zgjedhje të lirë. Politika e lartpërmendur ka për qëllim të sigurojë:

• punësim për të gjithë ata që janë të disponueshëm dhe që kërkojnë të punësohen;

• punësim sa më produktiv që të jetë e mundur;

• lirinë e zgjedhjes së punësimit dhe mundësi maksimale për çdo punëtor që të kualifikohet, ta përdorë aftësinë e tij për një punë të përshtatshme, pavarësisht nga raca, ngjyra, seksi, besimi, bindjet politike, kombësia apo origjina sociale.

Politika e lartpërmendur merr në konsideratë stadin dhe nivelin e zhvillimit ekonomik dhe marrëdhëniet reciproke ndërmjet objektivave të punësimit dhe objektivave të tjerë ekonomiko - socialë, dhe ndiqet nga metoda, të cilat i përshtaten kushteve dhe praktikave kombëtare.Shpallur me dekretin nr.5900, datë 1.10.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Referuar Nenit 116 të Kushtetutës së Shqipërisë “Aktet normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë“ janë: Kushtetuta; marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara; ligjet; aktet normative të Këshillit të Ministrave. Aktet që nxirren nga organet e pushtetit vendor kanë fuqi vetëm brenda juridiksionit territorial që ushtrojnë këto organe. Aktet normative të ministrave dhe të organeve drejtuese të institucioneve të tjera qendrore kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë brenda sferës së juridiksionit të tyre, pra Kushtetuta marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara; ligjet, jane bazat mbi të cilat duhet të dalë çdo ligj, akt nënligjor, vendim i Këshillit të Ministrave, akte të pushtetit vendor ku përmes tyre duhet të respektohen të drejtat dhe liritë e shtetasve në mënyrë të barabarë e jo të shkelen, të cënohen e të abuzohet më të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve, e me të drejtë lind pyetja, Kushtetuta dhe ligji është i zbatueshëm për të gjithë shtetasit në të njënjtën mënyrë apo zbatimi i Ligjit ,shtetit dhe i së drejtës është vetëm një mit në Tiranë ??

Për sa më lart mu kujtua maksima romake hominum causa omne jus costitutum est (se drejtësia ekziston për shkak të njerëzve), arrijmë në konkluzionin se vetëm njerëzit janë titullarë të të drejtave dhe detyrimeve, apo subjekte të drejtësisë, pavarësisht, krahinës, zonës, gjinisë, racës fesë, përkatësisë prindërore, në mënyrë të njëjtë e të barabartë, sepse ligjërisht të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore. Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive, por de facto në Tiranë shumë fakte rezultojnë ndryshe e seç u ndieva pakicë minoritare (që banon në Republikën e pavarur të Tiranës), brenda shtetit tim, e dhimbshme, e trishtueshme, por e vërtetë.....fatkeqësisht.

*foto arkiv

Author

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. stavri  e Martë 29 Mars, 2016

    eshte e vertetet pjesa me e madhe e administrates publike eshte per faqe te zeze. Duhen trajnime te vazhdueshme vetem per sjelljen me publikun, por kur punesohen militante kshu eshte