Për homoseksualët...dhe diskriminues si ju z.Manjani!

nga Doriana METOLLARI

Nuk mund të pres ndonjë rezultatet të menjëhershem nga inisiativa e Ministrisë së arsimit për të krijuar breza me një mendje të hapur nesër, por di të them që duhej bërë më parë. Shqipëria është e vonuar në inisiativën për të pranuar "gogolët" në shkolla. E çfarë na qënkan këta "mostra", me emrin gay, lezbike, trans? Njerëz me të cilët mileti nuk është përballur kurrë më parë? Apo nuk kanë ekzistuar?

Jo, ata kanë ekzistuar dhe fakti që i kanë denigruar thjesht ka krijuar njerëz me komplekse, sepse kanë mohuar për tërë jetën atë çfarë janë në të vërtetë. Le të jemi të sinqertë, homoseksualët janë aty. Po, po, kanë qenë dhe do të jenë ulur në banka, do të jetojnë në pallate, do të kalojnë nëpër lagje, do të bëjnë politikë dhe do të krijojnë familje, mbase një të rreme, sa për sy e faqe.

Diskriminimi ndaj tyre është shkelje e të drejtave të njeriut, dhe me të drejtat e njeriut, Shqipëria ka probleme ne e dimë. Së pari me njohjen, se çfarë janë, pastaj me vetëdijen se njerëzve u takojnë, dhe për këtë wouuu! nuk kanë nevojë as të paguajnë. Për këtë shkrim mora shkas nga një status i ish Ministrit të drejtësisë Ylli Manjani. Si shkruante ai? Në shkollë mësohet matematikë, kimi? Po pse homoseksualët qenkan të paditur, të paedukuar, dhe diskriminues si ju z. Manjani?

E keni gabim zotëri. Misioni më i madh i arsimit është të krijojë njeriun. Familja dhe shoqëria kanë dozën e vet të përgjegjsisë sigurisht. Prandaj, hapi i parë drejt emancipimit është pranimi i tjetrit, pavarësisht orientimit seksual. Mos e prekni kurrë integritetin, sidomos "të të veçantëve". Ata nuk janë të veçantë janë "specialë", sepse Manjani të jetosh nën dhunë morale, siç po propozoni ju, të bën shumë më të mirë se masa. Po të ishte fëmija juaj do ta donit gjithsesi apo jo? Do të donit po ashtu që shoqëria ta pranonte.

Personalisht nuk më bën përshtypje fakti që në shkollë, apo kudo mund të ketë homoseksuale. Vlerësoj inisiativën për të filluar një lloj komunikimi në shkolla në lidhje me edukatën dhe respektin për homoseksualët. Askush nuk ka për të provokuar, fëmijët e askujt atje. Asnjë lloj propagande për ti mbushur mendjen, apo për të detyruar dikë të pranojë diçka që nuk e do. Por të shtypësh tjetrin, ta përjashtosh, ta denigrosh për shkak dhe të orientimit seksual, është krim. Prandaj konsiderojeni më pak krim, nëse si fillim nuk e denigroni atë. Se me kë martoheni, vendosni ju.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. ganiu  e Mërkurë 28 Mars, 2018

    Ti o Dorina e paske marre nje Francesco per burre.