Sistemi politik i kalbur

nga Lindita Begolli

Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Franca, Spanja, Italia etj etj, kanë krijuar sistemet e tyre solide dhe demokratike sepse kanë patur si parim mirëqënien e popullit, siç ka treguar edhe vetë historia. Po në çfarë i dhamë këtij sistemi që të kuptojmë katraurën katastrofale të krijuar prej 30 vitesh "me demek" demokraci?

Pas shumë studimesh rezulton se edhe ne kemi sistemin tonë unikal politik, ndryshe Sistemi politik rangutangu i Shqipërisë.

Po përse "rangutangu" e jo diçka tjetër? Në këtë lloj sistemi mund të ndodhin çudirat më të paimagjinueshme. Në cilin vend demokratik si ky i joni shkelet Kushtetuta me të dyja këmbët dhe askush nga kasta politike (pozitë e opozitë) të mos mbajë pergjegjësi?

Një shembull tjetër: COVID 19, rasti më i freskët. U proreklamua dhe vazhdon të thuhet se Shqipëria po e menaxhon krizën në mënyrën më të mirë të mundshme në botë. Por si mund të thuash se po e menaxhon mirë krizën kur ke shtypur, dhunuar, lënë pa bukë, pa punë, izoluar si ne burg gjithë popullin?

Sa biznese u mbyllën sepse nuk rezistuan dot prej izolimit dhe mungesës së blerjes? Po ekonomia si do mëkëmbet? Bota i ka subvensionuar të gjitha bizneset, po në Shqipëri?

U tha se pas izolimit çdo shërbim publik ishte dixhitalizuar dhe do kryhej online. Me cilin staf administrativ të paaftë që qëndron në punë sa për numër dhe merr rrogën në fund të muajit u krye ky shërbim online? Po sistemet dhe programet te cilat më shumë ishin down sesa aktive për të kryer shërbimin? Po që më shumë se gjysma e popullatës (fatkeqësi është ta themi) nuk di të përdorë as internet as PC e as telefona smart. Kush mban përgjegjësi për të gjitha këto? A nuk ndodhin këto e pafund shkelje të tjera në një sistem politik "rangutangu" e shtazarak?

Teatri u prish, një nga simbolet e kuturës se vendit ku bota i ruan me fanatizëm që të faktojë historinë e vet. Kurse tek ne faktohet shtazëria. Pas gjithë këtyre krizave dhe emergjencave që Shqipëria po kalon, a ishte pikërisht tani çasti që "qenveria" të mendonte për kulturën, pra të na sjellë në qytet një projekt madhështor kur njerzit po vuajnë për ushqim për liri për punë etj etj nevoja bazike?

Keto ndodhin veç në një vend me sistem politik të kalbur të koruptuar kriminal edhe shtazarak ku funksionon veç ligji i xhunglës. Jetojmë në një vend ku "truri" është larguar dhe se pjesa e mbetur vetëm dhunohet edhe vidhet çdo ditë. 50 vite para viteve 90 u investua fortësisht nga diktatura komuniste per injorancë totale të popullit, sepse një popull i paditur komandohet lehtësisht. Sot këtë sistem politik xhunglor e kane ngritur bijtë e kastës para viteve 90. Po e mbyll me kaq pavarësisht fakteve të panumërta qe prodhon çdo ditë ky sistem ne vendi tonë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet