Shqipëria në rrezik izolimi nga BE

nga Doriana METOLLARI

Për shkak të pandemisë Covid19 vendet anetare te Bashkimit Europian kanë vendosur zgjatjen e kufizimit të lëvizjes së lirë me jashtë komunitetit, deri më datë 30 Qershor të këtij viti. Kjo u bë për shkak se jo të gjitha vendet kanë arritur ta menaxhojnë emergjencën e pandemisë siç duhet.

Ndryshe është vendosur për menaxhimin e lëvizjes brenda vendeve anëtare të cilat kanë vendosur lëvizjen e lirë mes tyre që dje. Më shumë probleme me këtë kanë patur shtetasit italianë, për shkak të një situatë shumë më të vështirë sesa shtetet e tjera.

Hapja e lëvizjes së lirë më vendet jashtë Bashkimit Europian do të jetë graduale dhe e kontrolluar, siç thanë burimet pranë Komisioneres për punët e brendshme në BE. Masat do të kenë kufizime dhe kontrolle në kufinj në varësi të vendit prej ku vijnë e shkojnë qytetarët dhe pikërisht këtu hyn në lojë Shqipëria.

Kjo e fundit me rritjen e lartë të numrit të të infektuarve po tregon se e ka gjithnjë e më pak nën kontroll situatën. Pika prej nga ku u nis ishte shumë më në avantazh sesa kjo situatë ku ndodhet tani. Ndoshta për shkak të neglizhencës së vetë qytetarëve, apo dobësimit të kontrollove nga ana e institucioneve, Covid19 në Shqipëri po merr përhapje gjithnjë e më shum. Rritja e numrit të të prekurve është më e lartë sesa në valën e parë të epidemisë.

Nëse Shqipëria nuk e kontrollon dhe nuk e menaxhon siç duhet këtë situatë ajo rrezikon seriozisht bllokimin e lëvizjes së qytetarëve të vet në vendet e Schengen. Do të jetë një vendim i lehtë për tu marrë ndaj Shqipërisë dhe vendeve të vogla që nuk janë në Schengen.

Nëse ky trend rritjeje do të vazhdojë me këto ritme dhe nëse qytetarët do të vazhdojnë ta neglizhojnë rrezikun e epidemisë, rrezikojmë jo vetëm të vetëizolohemi të gjithë, por të izolojmë dhe lëvizjen tonë drejt vendeve anëtarë të BEsë, më të gjitha pasojat që mund të vijnë nga pas.

Si rrjedhojë e kësaj edhe numri I turistëve europianë në Shqipëri do të bjerë dukshëm këtë verë, sepse ata do të preferojnë vendet që janë më pak të prekura dhe më mirë të menaxhuara. Mbase duhet të përgatitemi për një verë jo të lehtë këtë vit dhe për çdo të papritur që sjell kokëfortësia e njerëzve ndaj një rreziku, që i pëlqen të mos merret seriozisht.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Perparim  e Hënë 22 Qershor, 2020

    Ky shqetesim qe ngrihet eshte shume I rendesishem. Bile mund te perdoret si pretekst kjo mundesi per te izoluar Shqiptarine qe u ka dhene shume like kokecarje BEse si me drogen, krimin, aplikimet per azil etc.