Shqipëria, shtëpia ime - nga Paolo PICCI

Ndoshta do të duken pak të rënda fjalët e mia, me të cilat nuk dua të fyej askënd, as italianët as shqiptarët, por thjesht të bëj një provokim me shpirt pozitiv.

Kur isha më i ri jetoja në Ancona, qyteti im. Kisha miq që vinin për të studiuar. Në mënyrë të veçantë një prej tyre, një sard, por jo vetëm ai, ankohej gjithmonë për gjithçka të qytetit: jo kishte lagështirë, i pisët, i lënë pas dore, pa jetë, banorë të egër. Mbi të gjitha ankohej sepse nuk arrinte dot të gjente punë, çfarë do ti mundësonte të qëndronte aty sapo të mbaronte studimet. Pasi e durava gjatë e pyeta: "më fal, pse do të gjesh punë këtu, kur të mbarosh shkollën, meqë nuk të pëlqen asgjë nga ky qytet?". Ndoshta u duka si një person jo mikpritës.

Sot mendoj të njëjtën gjë për shumë bashkëkombas të mi në Shqipëri. Nuk humbin rast ta kritikojnë, por kanë vendosur të jetojnë këtu.

Shqipëria është një vend me siguri më i varfër se Italia, dhe shumë pikëmapje kulturalisht ndryshe. Në disa aspekte më e mirë, në disa të tjera më e keqe. Me siguri duhet të adoptohesh, por mendoj se është një vend që ka një humanizëm të mrekullueshëm, një popull mit, shumë herë, vend plot me probleme e kontradikta, sidomos nëse e sheh me paragjykime.

Disa herë dhe unë inatosem për gjëra absurde që i shoh e dëgjoj, por pastaj kujtohem se ambjentin rreth e rrotull e krijojmë dhe e modifikojmë ne. Ka shumë gjëra që duhet të funksiojnë mirë, por nuk do të fillojmë ta bëjmë, vetëm sepse ankohemi.

Prandaj në vend që të ankohemi mund të fillojmë ta bëjmë, secili në botën e vet me aq mundësi sa ka. Pa u mburrur, sepse kjo është detyrë e secilit.

Italinëve që vijnë këtu për të punuar, hapur një aktivitet, sepse kompania i ka dërguar, për të studiuar, ose për motive familjare, i pyes: në sensin metaforik, nuk dua përgjigje, thjesht dua që ata t'ia bëjnë vetes këtë pyetje: çfarë bën ti për ta përmirësuar vendin në të cilin do të jetosh? Kjo vlen dhe për miqtë shqiptarë më siguri :) . Shqiptarët janë një popull i ri më shumë energji e dëshirë për të ndryshuar.

Kërkoj ndjesë se po shfryj, por e ndjej Shqipërinë si të ishte shtëpia ime, megjithë problemet e shumta, që është e kotë ti fshehim, janë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

6 Komentet

  1. Lindita Hyseni  e Diel 6 Gusht, 2017

    Shume bukur me pelqeu shume ...flm Paolo Picci ....Populli shqiptar eshte nder popujt me te vjeter qe brez pas brezi ka vuajtur nga gabimet e te tjereve ....dhe perseri dhe sot gjendet ne nje vorbull qe spo di se ku po shkon ....mikpritja dashamiresia ..atdhetarizmi jane virtyte qe cdo popull do donte ti kishte ...por prap nuk kane vleren e duhur perpara emrit te shemtuar qe Shqiperia ka jashte kufinjve te saj ...e mjera" kjo ".jo per njerezit e saj te mrekullueshem ...por per politikat e pushtetareve ....korrupsionin qe te merr frymen varferine ..sherbimet qe jane zero ...dhe shqiptaret e shkrete enden andej kendej pa zgjidhur asgje .flm te gjithe Italianeve qe kane ditur te vleresojne ato vlera qe Shqiperia vertete i ka ..

  2. Arben Mane  e Premte 28 Korrik, 2017

    U kthyem nga emigracioni me deshiren dhe energjite per ta permiresuar kete vend qe e quajme Atdhe. Ja dolem t'ja nisnim punes por pengesat burokratike, gjobat e jenicereve te pushteteve, mungesat dhe pengesat e legjislacioneve e me ne fund edhe dritehumbja ne fund te tunelit na i vrane shpresen , Investuam jo pak ne kete vend, investuam vitet me vitale te jetes tone por perballe nje shteti qe vetem te rremben pasurine e s'te jep mundesine ta riperterish ate e ta shtosh ne menyre rentable, ndihesh shpesh i lodhur dhe fatkeq. Kjo nuk eshte vetem historia ime , por edhe e shume te tjereve. Bankat na mbyten me interesat vrastare, ekonomia per shkak te politikave te dobeta ose klienteliste u katandis mos me keq dhe si mund t'ja dalim ne kete grope ku kemi rene?

  3. Ylli Xhafa   e Premte 28 Korrik, 2017

    Ketu te kap mat ky.

  4. Rajmonda Bica Bardhi   e Premte 28 Korrik, 2017

    CFAR MUND TE BEJME NE PER TA NDYSHUAR ,,,,,KUR MENDOJ DHE ME VIJNE TE GJITHE PROBLEMET E VENDIT TIM SDI NGA TA FILLOSH ,,MBASE DHE UNE SI EMIGRANTE MUND TE BEJ DICKA ,,TE GJITHE BASHKE MUND TE BEJME SHUME ,,LA MIA TERRA ALBANIA SEMPRE NEL MIO <3 SHQIPERIA IME E DASHUR ,,GRAZIE A PAOLO PICCI,,

  5. Teuta Duda   e Enjte 27 Korrik, 2017

    Cdo vend ka problemet e veta ekonomike sociale dhe politike.Sipas meje tek ne problem eshte politika .Ne shqiptaret jemi popull sh. punetor mikprites dhe me nje kulture mjaft te pasur .Falenderim per gjithe italianet qe kane zgjedhur vendin tone per te jetuar