Shtypja si formë pushteti me luftën si model jetese - nga Doriana METOLLARI

Një prej formave të njohura të imponimit, më shumë sesa të influencës është shtypja, e karakterit, personalitetit, dinjitetit, profesionit, intelektit, gjithçka çfarë mund të prishë mediokritetin dhe sjellë progresin. Shtypja është mjet i pastër kontrolli, që përdoret jo për qeverisje, sundim. Gjatë viteve të tranzicionit të Shqipërisë është ushqyer frika, dhe është shtypur mendimi i kundërt, madje edhe vetë qytetari.

A keni folur ndonjëherë me persona që punojnë brenda administratave publike në vend? Ua mban të flasin kundër, apo të shprehin mendimet e tyre politike ?

Janë gati gati të terrorizuar nga politika që u bën presion pareshtur për çdo vendim. Persona të caktuar sundojnë brenda administratave publike në Shqipëri. Këta mini diktatorë urdhërojnë kush të punësohet, si të punësohet dhe sa duhet të paguajë për tu punësuar. Vendi i punës zgjat nga 4-8 vite. Përjashto Shkodrën ku nuk ka shkelur asnjë socialist në bashki, nëpër qytete të tjera është berë kërdia me militanta partish. Të punësuarit pas kësaj abuzojnë me fondet publike deri në koc, dhe jo vetëm me fondet.

Shtypja si mjet i pastër pushteti përdoret dhe në të përditshme. Shqiptarët duan të të imponohen në çdo rast dhe me këdo, duke filluar që nga roja që i mbush mendjen vetës se është më i rëndësishëm se ti, e deri tek prindi që ia fut me shpullë turinjve vocrrakut të vet, dhe me pas i thotë, "e bëra sepse të dua fort". Sikur dikush tjetër ta provonte me të, nuk do ti kishte mendimet kaq të ngatërruara.

Të mos flasim për marëdhëniet në çift, ky shtypja ndaj gruas kalon deri në ekstrem. Femra shqiptare rrethohet kudo me një ambjent që dashje pa dashje e bën me faj, dhe e paragjykon apriori. Në Shqipëri shumë femra ende nuk janë të lira ti ndjejnë rrobat bukur në trupin e vet por më e keqja nuk është kjo. Më e keqja është se femra nuk ka parë më mirë se kaq, nuk ka jetuar më mirë se kaq.

Ajo nuk e di se jeta nuk është siguri, dhe se duhet të luftojë për çdo centimetër hapësirë mbi tokë. Mosbindja nuk është dhunë, por model jetëse, dhe forma e vetme për ti qëndruar besnik të drejtave të saj qëndron pikërisht brenda emrit që ka.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet