Si e kuptoi Kreshnik Bekteshi se të jesh me ''arrushën'' s'të merr as lumi!

nga Bexhet Musliu

Katandisja e Kreshnikut dhe tentimi për të shpëtuar është i kotë. Në valën e lumit që e ka marrë përpara, ai po përpiqet të bëjë ekzibicione nga më të ndryshmet, por lumi i mbledhur pikërisht nga ai po e mbyt në pafundësi.

Këtë brengë të madhe, të verifikuar me "fundosje", e ka vuajtur dhe po e vuan ministri Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri më i dështuar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Duke u nisur nga fakti se për një kohë të gjatë ministri Bekteshi ka qenë nën dioptrin e opinionit publik për mallverëzime të shumta financiare dhe "dallavereve" tjera, të cilat e bëjnë atë ministrin më të katanadisur dhe më të "zi" të BDI-së.

Ai si një nga "lajkatarët" e njërit nga grupet brenda partiake të BDI-së, e që trumbetohet se udhëhiqet nga Fatmir Dehari, shpeshëherë edhe kur ishte gabim, edhe kur bënte mallverëzime, tregonte "muskujt" duke u thirrur në "bandën" (shokët) e tij.

Por, pasi që nuk mundi të duronte të jetë cak i sulmeve të njëpasnjëshme dhe denoncimeve të shumta ndaj tij nga ana e qytetarëve, të cilët me dokumente përkatëse denonconin "dallaveret" e Kreshnik Bekteshit, ky "lajkatar", djalë i ri dhe i mirë, me naivitetin e tij, duke bërë disa fotografi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dëshironte të dërgojë porosi nga rrjetet sociale se prapa tij qëndron kryeplaku.

Por, këtë porosi që nëpërmjet selfieve me Ali Ahmetin i dërgonte Kreshniku, mund të analizohen në dy mënyra.

E para, ai i frikësuar nga fuqia e opinionit publik, dërgonte mesazh te opinioni duke neutralizuar shtresën kritike ndaj tij, duke shfrytëzuar në mënyrë amatore autoritetin e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

E dyta, që mund të kuptohet si porosi nga Kreshnik Bekteshi është se ai me këto fotografi me kreun e BDI-së dëshironë të dërgojë porosi deri të shoku i tij i deri djeshëm, Fatmir Dehari, se ai jep llogari vetëm para kreut të BDi-së e jo edhe para grupeve të brendshme të kurdisura nga Fatmir Dehari.

Sipas kësaj porosie të Kreshnik Bekteshit, mund të konstatohet se Fatmir Dehai është treguar si një "mësues" i dobët, andaj Kreshniku tani e tutje do të këshillohet nga numri dy më i fuqishëm në BDI, për të qen më i qartë "numri dy" njihet në opinion, "Али, Муса па све остало".

Rrugës së Kreshnikut po i shkon edhe Shevali, kryetari i degës, që duket se për të shpëtuar nga katandisja në degën e tij dhe dështimet e njëpasnjëshme, po luan në lojën e dështuar të mikut të tij.

Gjithandej të "fortët" e BDI-së, me sa duket bashkë me llumin e tyre të grumbulluar përderisa bartnin funskionet, janë duke u sistemuar rreth strukturave “vizionare” që për synim kanë politikat kombëtare dhe integruese të Ali Ahmetit dhe BDI-së, por rreziku ekziston se balta e tepërt mund ta përbaltë edhe “vizionin”e shenjtë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet