Të rrisim cilësinë e jetës, të mendimit, të veprimit

nga Doriana METOLLARI

Vuajtja të bën më njerëzor, kjo dihet, sepse je më i ndjeshëm ndaj jetës. Covid-19 është armiku më i madh i njeriut, dhe miku më i mirë i planetit, prandaj duam apo jo gjatë kësaj kohe duhet të mendojmë ta ndërtojmë jetën tonë në një mënyrë tjetër, duke modifikuar disa aspekte të rëndësishme të saj.

Si fillim, mirëqënia. Jo të gjitha ushqimet rrisin imuniteti dhe e mbrojnë trupin tonë. Ka ardhur koha të mos konsumojmë gjithçka, vetëm për shijen e mirë që ka. Shumë pije, shumë ushqime të dëmshme, por që i marrin sepse na pelqejnë, duhet ti largojmë nga tavolina. Të zgjedhim vitaminat, ato që kemi mangësi, jo tepri.

U kufizua lëvizja më makina? Kjo do të thotë se na duhet të ecim më shumë, e të shpenzojmë më pak. Më shumë ajër i pastër, sa mire...! Më pak smog...akoma më mirë! Mallrat nuk do të qarkullojnë më lirisht? Atëherë ka ardhur koha të merremi me ekonomitë lokale. Kur nuk ke mundësi të bësh më mirë se kaq

Do ti takojmë më pak të afërmit tanë jashtë. Do të na duhet të marrim më pak avionet për të flutuar, më pak makinat për tu spostuar, por do të përdorim bicikleta nëpër qytet, dhe më shumë linjat telefonike, apo internet për tu lidhur me botën nga shtëpia. Besoj se një rrugë e nisur si kjo e jona është për një qëllim të mirë në fund. Thjesht na duhet të marrin disa vendime tani.

Nëse do të merremi me shumë me vetën, mjedisin, kafshët, bimët, pra në një farë mënyre do bëhemi dhe mjekë të vetvetes, të paktën deri aty ku nuk komplikohet vertet shëndeti. Në pjesën më të madhe të rasteve, komplikohet kur nuk i kushtojmë vemendje që në fillim. Duke kultivuar zakone të shëndetshme na duhet të ulim sasinë e medikamenteve dhe të shtojmë interesin për psikologjinë.

Një shtrengim duarsh nuk mjafton për të vendosur një marëdhenie të mirë njerëzorë, nëse ti nuk e ke ndërmend më parë. Pra mendimi ka rëndësi, po ashtu dhe fjala që do të përdorim për ta shprehur.

U ndaj bota që ne të mbajmë vesh se çfarë po ndodh me ne, e me të, por tani duhet ta riorganizojmë jetën tone hap pas hapi, në bazë të asaj që na del përpara, çdo ditë. Nëse e vlerëson atë që ka më shumë rëndësi sot, jo pasi ta kesh humbur, kjo do të thoë se për ty do të kujdeset dikush tjetër nesër. Nëse u lëmë një botë të mirë, ata do të kujdesen ta bëjnë edhe më të mirë nesër. Dëshira për të evoluar si njerëz nuk le pas aspiratat e zhvillimit, thjesht i modifikon, pë një qellim me të mirë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet