Teknologjitë në mbështetje të zhvillimit energjitik dhe ruajtjes së ambjentit në Shqipëri

nga Renato Loparco, Administrator i ISOG Albania

Sipas shumë studimeve që tashmë janë bërë të njohura shpesh edhe në media, Shqipëria është vend me rezerva të mëdha nafte. Këto rezultate kanë tërhequr vëmendjen e kompanive të shumta si Shell, Transatlantic, Bankers etj, të cilat kanë marrë në koncesion, për kërkime dhe zhvillim, zona të ndryshme të fushave naftëmbajtëse të Shqipërisë.

Por, probleme të shumta mjedisore mund të lidhen me mungesën e verifikimit të burimeve dhe përdorimin e teknologjive të papërshtatshme në këtë proçes. Lajmet për ndotje të ajrit dhe tokës janë pothuaj rend dite në çdo vend të botës, ku puse mund të shpërthejnë apo nafta të derdhet në det. Gjithsesi është e mundur të krijohet një ekuilibër ndërmjet nevojës së pazëvendësueshme ende, për energjinë e përfituar nga nafta, dhe kërkesave të njeriut për një mjedis të pastër dhe të mbrojtur.

Meqënëse jeta e secilit prej nesh është tashmë e lidhur ngushtë me përdorimin e energjisë, nuk mund të shmangen kërkimet apo shfrytëzimi i burimeve të parinovueshme, por duhet të kërkohet përdorimi i teknologjive më të përparuara dhe një monitorim i rreptë nga ana ligjore dhe praktike, në mënyrë që të merren të mirat maksimale, si nga ana e shfrytëzimit dhe nga ana e punësimit, duke pasur një impakt mjedisor minimal.

Duke marë në konsideratë gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria, RAFIT s.r.l me një përvojë 30 vjeçare në fushën e teknologjisë, këshilluese dhe furnizuese për kompanitë që punojnë në fushën e energjitikës kudo në botë si Eni, AgipKCO, Bonatti, Saipern, Hyunday, ka hapur në Tiranë kompaninë ISOG sh.p.k. me qëllim të ofrojë studime dhe teknologjitë më të përparuara dhe më të përshtatshme për rajonin.

ISOG sh.p.k. duke u mbështetur në eksperiencën e shoqërisë RAFITs.r.l. do të ofrojë konsulencë te specializuar dhe pajisje në sektorë specifike si rafinim, shpim dhe kompletim të puseve, tubacione transporti, strumenta për matjen e fluidit që kalon në tubacione (kalimatësa volumetrik), menaxhim të proçesit, shërbime hidraulike duke mbajtur në nivele optimale impaktin mjedisor. /publiredaksional/

Author

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. flauers   e Hënë 14 Mars, 2016

    durojne shqiptaret edhe ajrin e ndotur durojne

  2. era  e Shtunë 12 Mars, 2016

    e vertete eshte ne kete vend behet pershesh sepse askush nuk ruan normat dhe standartet pastaj shperthen nafta dhe semuren njerezit duhet me shume vemendje per banoret e zonave te cilat ne nje pjese te madhe jane ne kushte skandaloze