Trajtimi i mbetjeve ujore industriale dhe urbane

nga Renato Loparco, Administrator i ISOG Albania

Aktivitetet shoqërore, dhe prodhuese, kanë nevojë për një sasi të madhe uji dhe rrjedhimisht ka shkarkime të shumta të këtyre ujërave të ndotura. Shqipëria është një vend i pasur me rezerva hidrike, të cilat në ditët e sotme është e domosdoshme të ruhen dhe të mos shpërdorohen. Jo vetëm sepse ligji përcakton detyrime për trajtim të ujërave industrialë dhe ndalon ndotjen e tyre, por edhe sepse është detyrim moral tu transmetojmë brezave të ardhshëm këtë pasuri dhe respektin për të mirat që ofron toka.

Gjatë proçedurave të ndryshme që nga shpimi deri të rafinimi i naftës prodhohen ujëra të shumta me mbetje të cilat mund të rezultojnë toksike për ambientin dhe qëniet e gjalla në nivel lokal por dhe më tej. Por industria e naftës nuk është e vetmja që krijon derdhje ujërash toksike për ambientin, megjithëse në imazhin e njerëzve ajo lidhet më së shumti me ndotjen. Të gjitha industritë mund të prodhojnë ujëra të ndotura me nivele rrezikshmërie të ndryshme për ambientin dhe gjallesat në të.

Për këtë ISOG vjen në ndihmë të nevojave të industrisë por dhe individëve të veçantë, duke ofruar eksperiencën e saj në projektim, realizim të impianteve të trajtimit të ujërave industriale dhe trajnim teknikësh për mirmbajtjen e tyre. Inxhinierët dhe teknikët tanë janë të gatshëm për studim të situatave të veçanta sipas çdo klienti, në mënyrë që ti shërbejmë duke iu përshtatur karakteristikave rast pas rasti për të garantuar rezultate në përputhje me normat ligjore dhe mbrojtjen ambientale. /publiredaksional/

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet