Transporti publik... ju dhjefsha shërbimin...!

Shpërthejnë kritikat në Facebook kundër shërbimit të transportit publik. Që nga fatorinot: arroganca, edukata e keqe, zhulsi, djersa. Kalojmë tek taksistët. Cfarë? Taksistët? Një pjesë e mirë e tyre punojnë ende pa liçensa. Qeveria mori në fillim të mandatit një fushatë të gjerë kundër informalitetit, duke bërë që një pjesë e mirë të tyre të instalojë kasat brenda, por që pas hovit të parë nuk duken më kontrollet, dhe kasat në pjesën më të madhe, (përjashto kompanitë e mëdha), nuk përdoren fare. Një i ri shkruan për këtë në profilin e tij në Facebook, duke dhënë një panoramë tejet të rëndë të transportit publik. Menjëhërë më pas komplimente dhe shfryrje nga komentuesit. Ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të kalojnë në veprim, për çdo parregullsi, ndaj rregullave, cilatdo qofshin, në mënyrë që të gjërat të mos ngelin vendnumero si gjatë këtyre 25 viteve. Dhe kjo sigurisht vlen më shumë se fjalët, sado të bukura qofshin ato.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Frederik Stamati   e Premte 28 Korrik, 2017

    Shteti duhet te kontrolloje cilesine e sherbimit ne autobuza urbane. Rriten cmimet se me demek nuk u dilte kostoja. Fatorinot vidhnin kompanite dhe kompante udhetaret. Shpesh fatorinot nuk te japin bilete, pra prape vazhdon vjedhja, qe do te kerkohet me siguri nje rritje tjeter e cmimit te biletes. Kursimi i karburanitit ter kondicionere eshte pasoje e kesaj vjedhjeje, prandaj bashkite te mbledhin mendjen e kokes dhe te vene rregull tek urbanet.