Arben Ratkoceri

Tre shtresa të shoqërisë shqiptare në Maqedoni i gëzohen ftesave për në Hagë

nga Arben Ratkoceri

Tre shtresa të shoqërisë shqiptare në Maqedoni , shihet se kanë “ngazllyer” ftesat edhe pse të ndryshme nga Haga për Hashim Thaçin e sidomos Ali Ahmetin.

Të parët janë te ashtuquajturit “Jugosllavët – shqiptar” sidomos fëmijët e tyre, kryesisht të priviligjuarit e ish sistemit si të përshtatshëm dhe bashkëpunëtor.

Pas tyre vijn ” Xhemjetalit” të cilët edhe pse më të pakët, por më të organizuar, më të ideologjizuar e të strukturuar dhe janë më të zhurmëshëm si dhe frontmena të goditjeve të çdo iniciative e sidomos figure qe ne thelb ka sakrificën dhe patriotizmin shqiptar.

Është edhe nje grup tjetër injorantësh dhe interesgjinjësh, te manipuluar nga këto dy te parat.

Thaçi apo Ahmeti, duhet kritikuar pse jo edhe gjykuar nëse ka fakte për akuzat që ju bëhen pas lufte AMA te urrehen kaq shume përmes shpifjeve të natyrave tjera, për shkak se ua kanë shkërmoq “vllaznim-bashkimin” dhe demaskuar “”Haxhiqamilizmin”, kjo minimumi është për keqarrdhje.

Jemi popull i vogël e thuaj se njihemi te gjithë, duhet veç pak hulumtim për këta, e do shihni se den -baba- den, nuk kanë as kuntributin me të vogel në kauzën shqiptare edhe atë që nga kryengritja e Dervish Cares deri te keto të fundit te UÇK-ve. Madje shumica kanë qene te privilegjuar qoft nga sllavët qoft nga mbetjet osmane.

Keto dy shtresa shoqërore, tani (se pas vitit 99 nuk ua mbante) për shkak të tolerancès të të tjerëve, janë “trimnu” dhe në menyrë te paskrupullt po keqpërdorin lirinë dhe demokracinë, qe erdhi falë sakrifices, para së gjithash të burgosurve politik shqiptar , luftëtarëve te vrarë e të gjall e sidomos gjakut te civilëve, dëshmorëve e heronjëve , qe nga koha e Perandorisë Osmane e deri te luftrat e UÇK-ve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet