Unë jam kundër ligjërimit të Prostitucionit - nga Av. Phd Sabina META

Nuk është e lehtë të drejtosh një familje e jo më një Shtet , por ashtu siç mendon kryetari i familjes për më të mirën e shtëpisë së tij, duhet dhe drejtuesit e shtetit të mendojnë më mirë për popullin e tyre. Jam e çuditur dhe e zhgënjyer njëkohësisht nga natyra e ligjeve që propozohen apo perfliten per ligjerim në vendin tim, duke tentuar të ligjërojnë gjëra që janë jashtë traditës, zakoneve, rregullave, normales dhe moralit. Të ligjërosh prostitucionin sipas mendimit tim do të thotë që kur ta pyesin fëmijën në shkollë se ku të punon nëna, ai do përgjiet , Prostitutë. Të pyesësh bashkeshortin se çfarë profesioni ka gruaja ? A po, është prostitutë dhe është më e mira në fushën e saj, madje kto ditë të fundit ka marrë rritje rroge dhe ngritje në detyrë. Dikush tjetër mund të jetë në cilësinë e drejtorit, i cili hap një biznes dhe drejton 5-6 prostituta. Vertet kaq poshtë kemi rënë ? Si mundet ky popull, këta qeveritar, familje shqiptare, të harrojnë kaq lehtë se ç’kane hequr femrat nga prostitucioni në vitet 1990-2000. Sa femra janë vrarë, dhunuar, keqtrajtuar, abuzuar, masakruar, poshtëruar, shitur, skllavëruar në mënyrë që ti detyronin të ushtronin prostitucionin, këtë profesion të nderuar. Përse përfunduam gjer në këtë pikë ku amoralja të na duket e drejtë dhe e paligjshmja dhe jo vetëm por dhe të ligjërohet, duartrokitet dhe mbrohet. Të nderuar pusht(etarë), keni gjetur rrugën e gabuar për të rritur numrin e punësisë dhe reduktuar papunësinë, nuk mendoj se një shtet rilind, zhvillohet nga prostitucioni. Ju lutem, unë e kuptoj që të kërkosh respektimin e moralit nga ana e juaj është dicka e tepërt, sepse për një vend punë, shtëpi, makinë, luks apo udhëtime jashtë shtetit, keni bërë të mundur që shumë femra të vijnë në shtratin tuaj, që deri dje nuk dinit të flisnit dhe qelbeshit erë. Mos na identifikoni në botë si popull pa fe, pa moral, pa dinjitet, pa rregulla, pa ligje. Mos na identifikoni si populli që shquhet për gjakmarrje, ligje të cmendura dhe prostitucion të licensuar dhe legalizuar. Evropa kërkon disiplinën tek ne, rregullin, drejtësinë, punësimin, ligjet dhe zbatimin e tyre. E keni kuptuar gabim, nuk forcohet shteti duke legalizuar drogën, prostitucionin, pedofilinë. Nuk mund të qëndrosh mes njerzve të pastër me kulturë dhe të përgjegjshëm, duke qenë i paditur i ndotur dhe i keq. Ju lutem ne nuk jemi të këqinj, thjesht vuajme nga mungesa e burrave të shtetit që duan dhe dëshirojnë ta drejtojën shtëpinë e tyre, Shqipërinë, ashtu siç duhet, ashtu siç i ka hije.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet