Unë, ti dhe ne, ‘kaviet laboratorike’ të reformave

Shteti dhe ligji janë të lidhur ngushtë , plotësojnë dhe forcojnë njëri tjetrin. Nga njëra anë Shteti është ideatori I ligjeve dhe nga ana tjetër ligjet zbatohen me forcën shtrënguese të shtetit, gjithmonë nëse ato nuk zbatohen vullnetarisht. Por çfarë ndodh në ato raste kur në emër të ligjeve mbrohet paligjshmëria ? Jo në pak raste na ka ndodhur të ndeshemi me ligje dhe reforma që nuk krijohen në shërbim të popullit, shtetit dhe së drejtës por interesave të ndryshme të cilat sjellin efekte negative nga ana e shtetasve , duke i revoltuar dhe duke cënuar të drejtat e tyre përmes ligjeve. Jemi ndeshur me çështjen e pronësisë, e cila nga ana e ligjeve jo vetëm që u bë një lëmsh i pazgjidhshëm me ndryshime të here-pas hershme, por njëkohësisht dhe burim vrasjesh, gjakmarrjesh, hakmarrjesh, zvarritjesh pambarim gjyqesh, ekzekutimesh, mbivendosje pronash, dhënie rryfshetesh për përfitim shërbimi etj, duke u bërë ‘gazi i botës’. Jemi ndeshur me Reformën në Shëndetësi, të ashtëquajturën ‘shëndetësi falas’ dhe kemi konstatuar se nuk kemi spitale, s’kemi ilace, kemi doktora që ja varin punës së shtetit, se duan t’i dërgojnë pacientët tek privati, rimbursim me ilaçe të skaduara por pa harruar, dhënie rryfshetesh për përfitim shërbimi, duke u bërë ‘gazi i botës’. Jemi ndeshur me Reformën në Administratë, pasi ajo që kishin ato, nuk ishte e standartit të lartë, hoqëm të diplomuarit me mastera, doktoratura, trainime, specializime dhe eksperienca disa vjeçare, natyrisht për të vendosur staf që sapo ishte diplomuar apo ishte në diplomim e sipër, duke u prononcuar: ‘ti japim dhe atyre mundësinë dhe ta provojnë gjersa që të mbarojnë shkollën’. E natyrisht që dhe në administratën e re nuk do të mungonte dhënia e rryfshetit për përfitim shërbimi, duke u bërë ‘gazi i botës’. Jemi ndeshur me reformat për punësim, por qe nënkuptonin heqjen nga puna të atyre që ishin dhe zëvendësimin me këto që jane, e natyrisht kjo u quajt arritje, reduktim i papunësisë dhe rritje e numrit të të punësuarve, që deri më sot akoma nuk e kam të qartë se si mund të quhet arritje, po nejse. E sërisht emërime kundrejt rryfsheteve, favoreve seksuale, përkatësisë partiake, duke u bërë ‘gazi i botës’. Jemi ndeshur me të famshmen Reforma në drejtësi, e presupozohet të bëhet drejtësi, e insititucione që do të luftohet krimi me të vetmit përsona që përfliten çdo ditë që bëjnë korrupsion apo me fëmijët e tyre e pse jo me bijtë e partisë, duke u bërë sërisht ‘gazi i botës’. Jemi ndeshur me luftën kundër korrupsionit dhe korrupsioni po lulëzon çdo ditë e më tepër si kerpurdhat pas shiut, e jo vetëm por dhe droga, vrasjet, perfitim shërbimesh kundrejt favoreve seksuale, të gjitha këto që bëhen apo mbrohen nga persona me pushtet. Krimi i jakës së bardhë. Jemi ndeshur me rritje të padrejta çmimesh, taksash, tatimesh, ligjesh, urdhrash, vendimesh, ndryshimesh ligjore që vetëm tentojnë dhe kanë qëllim kryesorin të zhvasin dhe ato pak lek që ka qytetari apo të falimentojnë ato pak biznese. Të gjitha këto të vrasin pak e nga pak, çdo ditë, gjersa ti e gjen veten të pashpresë. Por ajo që të trondit më tepër është mënyra se si po i shkatërrojnë psikologjikisht maturantët tanë, të cilët kanë sakrifikuar me vite të tëra për të realizuar një ëndërr të tyren e tashmë ballafaqohen me faktin që të jësh me medalje ari, të jesh ekselent, të jesh nxënës i rregullt, apo i mesëm nuk ka rëndësi. Rëndësi nuk kanë arritjet që ke, notat e larta, vitet e mundishme që ke kaluar duke mësuar, studiuar për të arritur këtu ku je, por e rëndësishme është të bëhet çfarë thone ato, kur duan ato si duan ato, sa herë duan ato. E pra unë, ti, ne jemi buratinë që na drejtojnë ato, si duan, kur duan sa herë duan. Unë, ti, ne, jemi kavie laboratorike, që mbijetojmë të burgosur, pa ushqim, pa dritë, pa ujë, pa të drejta, të izoluar dhe ndaj 135do lloj eksperimenti që ato duan të bëjnë E pra unë, ti, ne, jemi kavie laboratorike të sistemit të ashtëquajtur ‘Reformator’.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet