Zgjedh të bëj viktimën - nga Doriana METOLLARI

Dy fjalë për optimizmin: e para, unë nuk jam optimiste. E dyta, mendoj se realiteti nuk është dhe aq i trishtë. Dua te jem realiste. Një pjesë e mirë e njerëzve janë kaq të mbyllur në problemet e tyre të përditshme, sa kjo bëhet pjesë e së tashmes dhe e së ardhmes. Po jetojmë në një vend pa jetë. Ej... prisni pak! Po pse të jesh mirë ne këtë komunitet u dashka medomos të jesh trafikant? Kriminel? Horr? Të imponohesh me forcë? Nëse kjo na qenka zgjidhja, më lini të qetë. Dua të jem viktimë. Tani meqë vendosa se ku dua të rri, duhet të veproj, apo jo? Por, a mund të veprohet kundër agresivitetit, dhunës, injorancës, mbylljes? Sigurisht që varet nga ajo çfarë ne vendosim për veten tonë. Vende të tjera nuk e kanë kaluar pa viktima këtë proçes shtet-ndërtimi. Prandaj në gjithë këtë tunel, le të zgjedhim dritën. Historia, dhe jeta na ka mesuar se ekziston përherë. Mbase kemi vendosur ne të mos e shohim. Le të zgjedhim të besojmë, për herë të pare në histori, në vend që të qajmë në supet e Bashkimit Europian. Jo se jemi të përsosur, por, sepse zgjedhim ta bëjmë, dhe si thonë ata (anglezët) që vendosin të dalin nga BEja: to wish is to be.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet