Vizita zyrtarë jashtë ? Shopping dhe fatura për të justifikuar shpenzimet

nga Doriana Metollari

Këto nuk janë fjalë të miat, por dëshmi dhe biseda: të bëjnë të kuptosh se në Shqipëri po u kërkohet vetëm shqiptarëve të rilindin. Mentaliteti i zyrtarëve nga një qeveri tek tjera po ndryshon pak. Me siguri disa prej jush po buzëqeshin me këto që po them, sepse e bëjnë fakt të kryer, po shqiptarët ende jo.

E fillojmë nga diskutimet dhe fjalimet jashtë vendit.

Nga ai zëri plot urrejtje për kundërshtarin brenda Shqipërisë, që i jep jo besim qytetarëve, por nxit agresivitetin brenda tyre. Na e thoni pse kaloni në mërmëritje të pasigurta, gati monologje, kur jeni jashtë vendit tuaj ? Pse jepni informacione të mangëta për të ? Pse jeni kaq dobët në të dhëna për ligjet dhe nuk i njihni koncepte të përgjithshme të rrugëve për projektet europiane, kur të huajt ju pyesin ? Për hir të Zotit, nuk e kuptoni që pa ndryshuar tonin e zërit ata tallen me nivelin tuaj të dobët ? Apo mendoni se të marrësh projekte në europiane është aq kollaj sa ç'keni blerë kostumin në boutique-t ?

Një pjesë e tyre, humbin, (jo se nuk e dinë rrugën, humbin sepse nuk duan të gjënden), nëpër dyqanet luksoze të rrugëve kryesore të qyteteve europiane dhe dërgojnë sekserë nëpër takime, apo më keq akoma nuk shkoni fare, aty ku përfaqësohet Shqipëria. Në rastet kur janë prezent mezi presin të mbarojë, për... të vizituar të afërmit e tyre që jetojnë afër.

Në vizitat jashtë marrin me vete burra, gra, fëmijë. Po, po, dhe mundësisht përpiqen të sigurojnë fatura për të justifikuar shpenzime që nuk i kanë bërë, me taksat e shqiptarëve. Faturat përpiqen ti gjejnë nga hotelet, ku nuk kanë qëndruar asnjë natë. Taksat e shqiptarëve vjelen dhe kështu. Me ambasadorët e vendeve ku shkojnë mund të takohen vetëm rastësisht nëpër bare, apo rrugë, sepse askush nuk i lajmëron. Komunikimin baraz me zero, dhe bashkëpunimin i dobët. Një pjesë e tyre e zëvendësojnë me shopping, klube luksoze, dreka e darka nëpër vende të paditura, por të shpenzuara fort mirë, e të paguara nga aspirantët e rinj që duan të hynë në politikë. Të gjithë e dinë se politika në Shqipëri ka kosto për tu paguar, e kjo kosto fillon që nga rrobat, e mbaron tek dhomat e hoteleve luksoze ku zyrtarët shqiptarë shkojnë, për të diskutuar çështje... shtetërore... sigurisht.

Ja një pasqyrë e politikës sonë jashtë vendit. Këto të gjithë i dini andej, përveç shqipëtarëve këtej. Njerëzit duhet ta kuptojnë, se aspirantëve të rinj për të hyrë në politikë, u kërkohet të paguajnë faturat e psh: rrobave firmato; saunave apo dhomave ''me të gjitha shërbimet brenda''. E gjitha kjo, në këmbim të një mërmëritje në veshin e njeriut të duhur, se filani ia vlen.

Fatura mund të jetë psh 100 mijë Euro, por kjo si fillim, sepse varet nga aspiratat që ka kandidati.

Tani kush guxon ende të pyesë pse shqiptarët ikin ?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

4 Komentet

  1. katunari  e Enjte 11 Shkurt, 2016

    po moj vajze po se keta deputetet tane jane ca kodosha qe sa u vjen dita mendojne vec per vete keta krimininela ordiner

  2. dona  e Enjte 11 Shkurt, 2016

    po ata qe merren me droge e prostitucion ? po ata qe kane perdhunuar femra e jane ne krah te edi rames i di ti ?

  3. Bela  e Mërkurë 10 Shkurt, 2016

    Po qe ka nga ata qe shkojne me vrap nga njeri takim te tjetri, dhe qe nuk ndalojne dot makinat qofte edhe per te blere nje shishe uje. Te gjitha me orar dhe te kalkuluara. Keta i vlereson njeri?

  4. eva  e Mërkurë 10 Shkurt, 2016

    nuk kane faj mizerje