Von der Leyen & Lagarde në krye të Europës

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, dhe Christine Lagarde shefja e re e BQE-së.

Për herë të parë në historinë e Bashkimit Europian marrin komandën dy mbretëresha, një gjermane dhe një franceze, në postet kyçe të BE.

Por, edhe për Italinë ka dy surpriza.

Parlamenti Europian me shumë mundësi do t’i besohet eurodeputetit David Sassoli (PD).

Dhe Roma, që në fillim u shfaq krejtësisht e aneksuar nga postet kyçe, pritet të marrë edhe postin e zëvendëspresidentit të Komisioni Europian me një portofol ekonomik, ndoshta atë të Konkurrencës si dhe një vend në bordin e BQE-së, pas përfundimit të mandatit të Mario Draghit.

Von der Leyen (CDU), 61 vjeçe, me shtatë fëmijë, një herë ministre e Familjes dhe dy herë në krye të Mbrojtjes, besnike e thekur e Angela Merkelit, është emri që doli në pah në minutën e fundit, ku të gjithë u pajtuan, duke përfshirë edhe vendet e Vishegradit, Italinë si dhe udhëheqësit rebelë të PPE-së, të cilët një ditë më parë kishin bllokuar rrugën në ngjitje të socialistit holandez, Frans Timmermans.

Pavarësisht se Gjermania abstenoi për shkak të çështjeve të brendshme politike (SPD ishte kundër), emërimi i saj i ktheu buzëqeshjen kancelares Merkel, i cili tha se ishte “e lumtur” pas daljes nga samiti, pas dështimit dhe rënies së imazhit të shkaktuar nga rënia e paketës së parë të emërimeve të mbështetura nga ana e saj.

Sidoqoftë, Lagarde, një avokate, ish-ministre e Ekonomisë, Industrisë dhe Punësimit me partinë konservatore të Nicolas Sarkozy dhe drejtoreshë e Fondit Monetar Ndërkombëtar që nga viti 2011, nuk ishte zgjedhja e parë për Emmanuel Macron.

Një personalitet i fortë, e aftë për të vënë me shpatulla pas murit cilindo që dëshiron një Europë të dobësuar, për shembull në anën tjetër të oqeanit.

Kompletohet paketa me kryeministrin liberal, Charles Michel, i cili pas Herman van Rompuy është belgu i dytë në krye të Këshillit Europian, në vetëm tre mandate që kur është themeluar presidenca e përhershme.

Pa harruar socialistin spanjoll Josep Borrell, katalanas, por kundër pavarësisë së Katalonjës, ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Pedro Sanchez.

Udhëheqësi i EPP, gjermani Manfred Weber do të ketë rolin e Presidentit të Parlamentit, por vetëm në pjesën e dytë të mandatit.

Komisionerja aktuale daneze për Konkurrencën, liberalja Margrethe Vestager, dhe Timmermans do të marrin vendin e nënkryetarit të Komisionit Europian.

Dhe po ashtu, edhe sllovaku, socialisti Maros Sefçoviç, komisioner për Energjinë i mbështetur nga Vishegradi, do të kthehet të jetë pjesë e ekipit të nënpresidentëve, vende që u përhapën për të siguruar “dritën e gjelbër të të gjitha shteteve”, siç shpjegohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet