Zoti paska qenë i vetmi që e paska dashur Kosovën

Nga Arben MANAJ - Londër

Sidoqë ta kthesh e rrotullosh episodin e dramës që po ngërthen Kosovën këto ditët e fundit, bindshëm duket se i vetmi që e ka dash ciltersisht Kosovën, qënkërka Zoti. Të tjerët bëjnë lojra në kurriz të saj, pasi e kanë gjetur si kalë të ngrodhur dhe e godasin nga tu haj dora.

Kosova është këtu ku është momentalisht për shkak të fajit të vet, thënë ndryshe për shkak të dobësisë së saj dhe transgresioneve te veta poliike dhe korruptive te atyre qe e drejtojne. Është këtu pasi ka drejtues të perthyeshëm politikisht dhe të tredhur nga një dorë që ua di gjithë pislliqet që kanë bërë pas luftës e deri më sot.

Dhe andaj ka promovuar ajo dorë ose ato duar ata njerëz që i kanë më të lehtë për ti plastelinuar në përputhje me interesat e tyre të ditës ose ato afatgjate në një loje të madhe gjeopolitike. Prandaj dhe nuk donin njerëz të pastër, sic i votëbesoj populli i Kosovës në zgjedhjet e fundit dhe i torpeduan me makinacione bastunxhinjsh. Shkurt i ka zënë haka e Albin Kurtit.

Nëse do kishte qënë ky që do drejtonte bisedimet me Sërbinë, nuk do kishin ndodhur këto që ndodhen 24 orët e fundit, pasi nuk do kishte lidhje Prokuroria amerikane e Hagës me të dhe Kosova do ishte në pozita më të favorshme dhe dinjitoze negocijimi. Dhe ketu dal tek amerikanët alla-John Bollten e Grenell të Trampit ( jo ata amerikanë që i dhanë pavarësinë dhe cliruan Kosovën).

Kjo administratë e cila për mendimin tim të shprehur edhe më herët mbetet administrata më pak pro-shqiptare dhe më pro-serbja ose me e shantazhuara nga rusët (sic thotë John Bolton me më shumë informacione inteligjente dhe nga brenda, DHOMËS KU NDODHIN GJËRAT, se kushdo shqiptare tjetër), në librin e tij të fundit dhe jo sipas meje, që mbahet mend.

Madje si nje anomali e gjithfarllojshme në politiken tradicionale amerikane dhe botërore, përmes arrogancës së saj irrituese, dhe moshaberllëkut të tejskajshëm në marrëdhëniet ndërkombetare, kjo administratë amerikane po i bën një dëm të parikuperuëshëm ardhmërisë së Kosovës.

Për interesa elektorale, pasi ka dështuar gjithandej në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe e kanë zbehur rolin ndikues te Amerikës në botë, dhe duke qene se janë inferior në dipllomaci-berjen në këto vite të fundit, po e përdorin Kosoven si mundësi reklamimi të suksesit diplomatik në prag të fushatës presidenciale të 3 Nëntorit, pavarësisht nga çfare fiton ose humbet më shumë Kosova.

Kjo administratë dukshëm po humbet çdo betejë me ujqërit e vjetçr tç bipolaritetit dhe tri-polaritetit, si me Rusinë dhe Kinën, në cdo sfidë ndërkombëtare.Merrni rastin e Koresë së Veriut e cila është një mashë që drejtohet nga diplomacia kineze, e ku Trumpi dështoi rëndshëm edhe pse një liliput dhe dorodolec si Kim Jong Un e poshtëroi në fakt me udhezimet diplomtike të kinezëve në veshin e tij.

E njëjta gjë po ndodh edhe me Kosovën, ku rusët po instruktojnë Vuçiçin, njësoj si kinezët, Kim Jong Un-in, dhe kjo përplasje nuk është gjë tjetër, vecse një përballje amerikano-ruse, ku kjo e fundit ka solidaritetin kinez me vete. Dëmi më i madh që rezulton nga kjo qasje amerikane e administratës së Trumpit është rifaktorizimi rus në këtë histori, ku përfshirja e pritshme e të cilit përmes rihapjes së cështjes së kufijve edhe pse e mbyllur deri në stemën e flamurit te Kosoves, ku është skicuar, si në rrallë flamuj të tjerë të botës, harta e Kosovës.

Gjithshçka që ka ndodhur këto 24 orë padyshim është përplasje edhe mes vizionit të Evropës dhe atij amerikane, i cili ka tentuar përmes cakejve dipllomatik si Grenëll, ta anashkalojnë një qëndër të rëndësishme vendimarrje politiko-dipllomatike, sic eshte BE-ja. Në fund të fundit, si Kosova dhe Sërbia si ëndër kanë aderimin në BE dhe jo shndërimin e tyre në ndonjë shtet të 53 a 54 të Amerikës.

Dhe sesi do mund ta arrish këtë objektiv duke dal haptazi kundër Evropës, e cila mbetet me të drejtë dhe në esencë, sic e njohim dhe etiketojmë ne shqiptarët me ate frazën e famshme të plakës.., pandryshueshmerisht është një naivitet i frikshëm alla-ballkanik.

Aq sa mbetet edhe impotenca evropiane në një qasje realiste ndaj Ballkanit dhe Sërbisë dhe Kosovës respektivisht, një qasje e anuar ndaj ish- persekutorit në dëm të viktimës në një analize te fundit c’ka padyshim mbetet trup i saj si shume turpe historike në raport me gadishullin ballkanik.

Analiza e disa pseudo-nostradamëve shqipfolës të furnizuar me te dhëna inteligjente herë pas here, në vartësi të nevojës diplomatike dhe politike të momentit, se kjo që ndodhi me Thacin eshte projekt evropian për të dëmtuar administratën e Trampit, është shërbesa e rradhës, në një qasje arrogante dhe aspak realiste.Prokuroria Speciale, padyshim është e financuar nga evropianët dhe ka në krye të gjykatës nje bullgare si Ekaterina Trendafillova, por mbështetja dhe ne qënësinë e saj mbetet amerikane.

Edhe Prokuror Special, mos harroni, ka amerikanin Jack Smith që nga 11 shtatori i 2018 edhe pse i emëruar në atë post më 7 maj te 2018 në vend të David Schwendiman, edhe ky amerikan. E që Grenëll dhe amerikanët e administratës së tij të mos e dinin se cfarë bën ky amerikani i tyre, aq më tepër që Grenëll ka nën hyqm gjithë inteligjencën amerikane, është pak të thuash është miopi dhe naivitet.Gjithësesi jemi këtu ku jemi, dhe Kosova ndodhet në udhekryq sa c’ishte në kohën e Rambujesë, por pa pasur miq aq të fuqishëm ën krah të vet edhe pse ata vijnë nga i njëjti vend si Medllin Ollbrajt.

Kosova do duhet ta shfrytëzoj këtë kohë bonus të dhënë për tu përgatitur për më të keqen, dhe të punoj dhe shpresoj për më të mirën, se gjërat do ndryshojnë në Amerikë, pas zgjedhjeve të Nentorit dhe politika amerikane do jetë në duar të tjera, edhe pse zevendesi potencial i Trampit është Joe Biden, një njeri që Hashim Thacin, dikur e ka krahasuar me “Xhorxh Uashingtonin e Kosovës”, ndoshta në një moment egzaltimi emocional prej miku të vërtetë.

Presidenti i Kosoves nuk ka si te drejtojë procesin e të ardhmes së Kosovës, nëse perfundon ne Hage dhe politika kosovare do duhet të rikonfirmoj mandatin negociues të vjedhur gjithësesi nga populli i Kosovës përmes zgjedhjeve të reja të parakohshme sa më shpejt që të jetë e mundur.

Po aq sa imperative është një bashkëpunim më i madh mes vetë politikës dhe dipllomacisë shqiptare në të dyja anët e kufirit për një qasje dhe plan të dakortësuar negocimi, për interesa jo personale, por ato të kombit.

Euro-atlantizimi është aleati më i madh i interesave shqiptare, perballe euro-aziatizmit, mik të interesave sërbe, pasi kurre me pare nuk janë mbrojtur më shume interesat e Kosovës, sesa kur Uashingtoni i dikurshëm, bashkë me Gjermaninë dhe Britaninë , nga koha e Blerit deri tek ajo e kohes kur kryeministre ishte Teresa May.

Cështja është sa do reflektojnë amerikanët ë Shtëpisë së Bardhë pas këtij autogoli dhe fiaskoje për zgjidhje të shpejta (quick fixes), tipike të punës së administratës së Trampit.

Këtu përfshije edhe reflektimin e votuesve amerikane, në dorë të të cilëve ndodhet më shumë se kurrë e ardhmja e Kosovës, sa ç’është në dorë edhe të votuesve të Kosovës, për një klasë të re perfaqesuese në negociata.

Ajo që ka ndodhur, dhe është histori, nuk mund ta ndryshojmë me photoshop, sfida mbetet të ndryshojmë të ardhmen për një një paqe të qëndrueshme dhe të bazuar në drejtësi historike ne Ballkan.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet