Ambasador ju flisni në emrin tuaj personal, apo të popullit amerikanë ?

(reagim për deklaratat e Ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu)

Ka pak ditë që në rrjetet sociale qarkullon një citim i Ambasadorit të një prej vendeve mike, Donald Lu. Ai në një prezantim publik të një projekti të përbashkët Slloveni - SHBA, ka deklaruar (sipas lapsi.al): "Kur kam mundësi të udhëtoj në Shqipëri, buzëqesh sa herë hasim një tufë delesh në rrugë. Kjo më kujton se Shqipëria nuk është Tirana dhe se pjesa më e madhe e këtij vendi të bukur mbetet rurale dhe bujqësore. Do të doja të mendoja se puna që kemi bërë këtu do t’i bëjë më të shëndetshme ato dele dhe do t’i ndihmojë ata që kujdesen për to të jenë të trajnuar më mire dhe më konkurues. Ndjehem i nderuar që jam bashkë me Ministrin Panariti sot këtu, pasi di që ai është ekspert i vërtetë veterinar, përveçse një ministër i respektuar. Pres me kënaqësi të dëgjoj fjalët e tij të mençura. Jam gjithashtu i kënaqur që jam sot këtu me Ambasadoren Stančič për të përuruar projektin e përbashkët të ndihmës ndërmjet Shqipërisë, Sllovenisë dhe Shteteve të Bashkuara. Shpresojmë që ky të jetë një partneritet i gjatë dhe i mbarë. Kjo është një Qendër e bukur dhe e re e Trajnimit Profesional. Megjithatë nuk është ndërtesa thelbi i projektit -- por studentët e saj! Një qendër e tillë, e një cilësie të lartë, do t’u japë studentëve mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të kontribuojnë për rrijen e bujqësisë anembanë vendit. I uroj suksese të gjithë pedagogëve dhe studentëve që do të kalojnë nëpër dyert e këtij institucioni të rëndësishëm. Herën tjetër që do të kaloj pranë një tufe delesh në rrugë, do t’ju mendoj."

Si ia lejoni vetes Ambasador, që të fyeni popullin shqiptarë në këtë formë ? Ju po flisni në emrin tuaj personal, apo të popullit amerikanë dhe qeverisë Obama, që përfaqësoni ? Si ia lejoni vetes të dilni nga kompetencat e një diplomati dhe të përdorni këtë gjuhë ndaj shqiptarëve ? Nëse ky ishte opinioni juaj personal, duhet të merrni përgjegjësitë e saj, ti kërkoni falje shqiptarëve, dhe të jepni dorëheqjen, meqë nuk jeni i aftë të zhvilloni rolin tuaj diplomatik, dhe të ruani distancën nga opinionet personale, dhe ato institucionale.

Fakt është Ambasador, që sipas mediave, tre ministra mund të kenë qenë prezentë kur e thatë. Por meqë nuk paskan reaguar, dhe deklarata nuk është përgënjështruar, do të thotë se paska qenë e vërtetë. A është kjo miqësia shqiptaro - amerikane që duam ? Jo, dhe nuk mund të lejojmë që një Ambasador të trajtojë popullin shqiptarë në këtë mënyrë.

Nëse Qeveria shqiptare nuk reagon, do të thotë që fatkeqësisht, ju Ambasador, paskeni patur të drejtë, e megjithatë ju nuk keni çfarë tu mësoni të tjerëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

5 Komentet

  1. evisa  e Enjte 25 Shkurt, 2016

    po shqiptaret jane inferiore prandaj ben kshu ky

  2. Nik Muca   e Mërkurë 24 Shkurt, 2016

    Ambasadori me miku i shqiptareve i te gjitha koherave. Faleminderit Ambasador.

  3. Ndrio Loni Cino  e Mërkurë 24 Shkurt, 2016

    .. nuk ka thene asgje jasht gjendjes shqiptare, pse marrim superxhiro ne... Shqiperia ishte kur ishte nje vend qe po vinte bazat e verteta industriale, ato baza u shkaterruan, tani u kthye si ne kohen e zogut, bujqesor e blegtoral...(plus ekspansion bujqesor i kanabisit, prap bujqesor) po me pelqeka Donaldi, qenka i mire informuar... pse çfare doni ju te flasi kot, qe jemi mbas gjermanise... votoni per salen pra qe te ngopemi me luge bosh... leqe bosh nga te kater anet jemi...

  4. Loer Kume   e Mërkurë 24 Shkurt, 2016

    Doriana me gjithe respektin per punen tende, po s me duket se i ka thene dele popullit shqiptar, e s me duket se ka thene asgje te keqe per nje moment mendova mos kishte luajtur mendsh ambasadori e po me dukej shume e habitshme

  5. Ridi Vani Kraja   e Mërkurë 24 Shkurt, 2016

    ne viziten e paradokoshme qe pat sek.amerikan tha qarte se ambasadori flet ne emer te qeverise.....