Çelja e negociatave, Rama: Deklarata e Pendarovskit nuk duket as e drejtë, as praktike

Dy ditë më parë presidenti i Maqedonisë së Veriut tha se Shqipëria është në rrëmujë dhe kjo gjë mund të dëmtojë edhe vendin e tij siç ka ndodhur edhe më parë. "Problemi më i madh tani është çkyçja me Shqipërinë. Shqipëria tani është në rrëmujë. Opozita është larguar nga institucionet dhe po bëhet më e tensionuar. Pra, çfarë mund të themi këtu? Kemi pasur rekomandime pozitive nga Komisioni më parë, dhe jemi çarmatosur ", u shpreh Pendarovski.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se nuk duket as e drejtë as praktike deklarata e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, që nënkupton “favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat. Presidenti Stevo Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht”, tha ai. Pas rekomandimit pa kushte për çeljen e negociatave nga Komisioni Europian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin në 18 qershor zyrtarizimin e këtij vendimi edhe nga Këshilli Europian.

Komisioni Europian rekomandoi në datë 29 Maj të këtij viti hapjen e negociatave pa kushte, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet