Çështja ''Babale'', PD: Dëshmitari i sajuar

“Fabrikimi i dëshmitarit të sajuar mbulon të vërtetën e vëllait trafikant droge të ish-Ministrit të Brendshëm për të goditur opozitën”, tha sot në një deklaratë për mediet, Sekretar për Çështjet Ligjore, i PD-së, Çlirim Gjata. Gjata tha se “rreth 1 vit më parë, kur Partia Demokratike denoncoi përfshirjen e Agron Xhafajt në trafikun e drogës, qeveria nisi manipulimin e dosjes. Qytetarët kanë dëgjuar sesi Drejtori i Policisë së Fierit është kthyer në shërbëtor të një trafikanti, e mban me para, i jep llogari, e takon me shefa të mëdhenj e me prokurorë të çështjes, vetëm sepse shefat e tij politikë e kishin caktuar për dëshmitar të rremë kundër opozitës. Të gjitha këto janë fakte të përdorimit të shtetit, nga policia, tek prokuroria dhe shërbimi sekret i fabrikimit të një dëshmitari të blerë me para për ta përdorur kundër opozitës”, tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet