Neritan Ceka, Ish Ministër i Brendshëm

Çudit përsëri Neritan Ceka: pasi nëmi shqiptarët, e kap me kryetarin e OSBEsë

Ish-Ministër i i Brendshëm, ish-ambasador dhe sot vetëm politikan, Neritan Ceka ka çuditur përsëri opinionin publik me një akuzë ndaj organizatës së OSBEsë. Ai ka kërkuar që OSBE të largohet nga Shqipëria një orë e më parë. Sipas tij, është: “pjesë e aparatit kriminal të vjedhjes së votave”. E tha gjatë emisionit 360 Gradë në Oranews Tv: “Kemi të gjithë ndërkombëtarët të aktivizuar, një pjesë e tyre i hedhin ujë zjarrit, nuk shohin që ka një dekret presidenti, që ka një vendim të paligjshëm të KQZ për vazhdimin e zgjedhjeve, por del përfaqësuesi, ai që quhet gjoja Ambasadori i OSBEsë dhe thotë 'mos pengoni zgjedhjet!’ Ore, si nuk ka pyetur, ky Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, a ka çuar ndonjë shkresë si do të vazhdojë?! Nuk ka çuar… Po ti ke dekret të botuar dhe mungesën e një…po si mund të veprojë Policia?! Ky nuk është handikap! Kjo është pjesëmarrje në krim! Kjo është pjesëmarrje në krim dhe OSBE është bashkëpunëtore e ndërtimit të gjithë këtij aparati kriminal. E them edhe 100 herë. Nuk trembem fare se e kam thënë edhe kur isha kryetar i Kuvendit: Të ikë OSBEja një orë e më parë nga Shqipëria, është pjesë e aparatit kriminal të vjedhjes së votave, për interesat e tyre! Është pjesëmarrëse! Borchard është pjesëmarrës! Nuk merrem fare me emra!".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet