''Kufiri detar'', Xhaçka raporton në Komisionin e sigurisë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka dalë në mbrojtje Kapitenit të rangut të parë, Artur Meçollari, i cili është pjesë e ekipit negociator me Greqinë. Xhaçka raporton në Komisionin e Sigurisë mbi pastërtinë e figurës së Kapitenit Meçollari. Ministrja e ka cilësuar Meçollarin si një ndër ekspertët e paktë që vendi yë ka në fushën e të drejtës së detit. Në fjalën e saj Xhaçka deklaroi se “Largimi i Meçollarit nga Forcat e Armatosura në 2012 ishte i padrejtë, pasi ai nuk pranoi të firmoste heqjen e disa bazave detare dhe sulmi ndaj tij është përplasje personale”. Xhaçka, duke iu përgjigjur kërkesës së Flamur Nokës, ftoi deputetët e opozitës në Ministrinë e Mbrojtjes, që të njihen me dokumentat që ushtaraku Meçollari nuk pranoi të firmoste, pasi ishin të klasifikuara dhe nuk mund të publikohen në Komision.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet