100 ditë selfie, 200 ditë udhëtim, 300 ditë stadiume dhe 400 ditë për burgun

Deputeti socialist Ben Blushi u është rikthyer sërish kritikave ndaj qeverisë, duke analizuar 100 ditët e Edi Ramës në pushtet. Ai është shprehur se gjatë kësaj kohë, Rama ka bërë selfie në 100 ditë, në 200 ditë ka bërë udhëtime, 300 ditë ka bërë stadium dhe 400 ditë është marrë me burgun. Sipas Blushit, Rama ka arritur të bindë Metën, se nuk do ta fusë asnjëherë në burg, deri ditën kur Rilindja të hyjë në zgjedhje. Më tej deputeti socialist ka shtuar se kjo qeveri më shumë ka investuar për të bërë filma për rrugët, sesa ka investuar në rrugë. Blushi e mbyll fjalën e tij duke thënë se Rilindja e sheh Sali Berishën si një fantazmë, kurse PDja si një shpirt.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet