18 mln lekë për vettingun e gjyqtarëve

Qeveria vendosi sot të akordojë 18 milionë Lekë për institucionet e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nga kjo shumë, 9 mln lekë shkojnë për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, 2 mln për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe 7 mln lekë për Komisionerin Publik. Fondi përballohet nga fondi rezervë i institucioneve të sistemit të drejtësisë për vitin 2019. Për zbatimin e vendimit ngarkohen Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet