20 propozimet e PDsë për Vetingun diskutohen nesër në Komision

Komisioni i reformës në drejtësi mblidhet jo sot por nesër, për të diskutuar për "Vetingun". Debati do të bëhet për 20 propozimet e Partisë demokratike në këtë Reformë. Në 55 faqe material, janë pranuar 20 pika ndryshimi nga specialistët e Eralius dhe Opdat, të cilët nuk kanë pranuar 4 pikat kryesore të propozuara nga opozita, një prej tyre ka qenë dhe pjesa e vlerësimit nga ndërkombëtarët. Mbledhja e parashikuar për sot u shty për nesër kur mund të marrim vesh diçka më shumë për këtë.Kryeparlamentari Ilir Meta kishte thënë se do të mblidhte Konferencën e kryetarëve për të caktuar seancën kur do të votohet në Parlament projektligji i Vetingut.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet