21 Janari: ish polici kërkon nga familjarët të kenë besim tek partia

Një prej emrave më të kontestuar nga partia Demokratike, si i lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës pjerin ndreu foli sot në foltoren e parlamentit, për një prej çështjeve me delikate të opinionit publik, 12 Janarin. Zërat thonë se kanë qenë shumë persona me precedentë penalë ata që përhapen dhe ndezën dhunën brenda protestës tragjike, çfarë solli dhe reagimin nga ana e efektivave të Gardës. “Partia Socialiste do të bëjë gjithë presionin e duhur ligjor me mekanizmat që na jep ligji që çështja e 21 Janarit të rihapet dhe fajtorët të dënohen”, tha ish efektivi i policisë. Ndreu shtoi se “21 Janari është një ditë e trishtë për ne socialistët dhe këtë e shton akoma fakti se ne akoma nuk i kemi emrat e autorëve të penalizuar për këtë ngjarje”, tha ai duke shprehur besimin e plote se familjarët e viktimave nuk e kanë humbur kurrë besimin tek partia Socialiste. Kush e di a është e vlefshme kjo për drejtësinë shqiptare dhe nëse ka një lidhje ndërmjet atyre që e ndezën dhunën, politikës dhe drejtësisë?

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet