22 kandidatë për 2 vendet vakante në Kushtetuese

Zbardhen emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për dy vende vakante në Gjykatën kushtetuese. Disa ditë më parë Kuvendi dhe Presidenti Meta hapën aplikimet për dy emrat që do të plotësonin vendet vakante. Përmes një postimi në faqen zyrtare të Presidencës bëhet me dije se janë 22 kandidatë, ata të cilët kanë aplikuar për vendet vakante. Vendet u lanë bosh nga gjyqtari Besnik Imeraj, i cili dha dorëheqjen dhe gjyqtarja Vitore Tusha. Kësaj të fundit i kishte mbaruar mandati. Mes emrave të publikuar në faqen e Presidencës, bie në sy Rovena Gashi, e cila njihet si krahu i djathtë i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ajo u shkarkua dy muaj më parë nga Kryeprokurorja Arta Marku. Një tjetër emër është ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba. Në listë bie në sy edhe emri i Kristaq Trajës, ish-gjyqtar në Gjykatën e Strasburgut si dhe Ilir Mustafaj, ish-anëtar i Këshillit të lartë të drejtësisë. Ilir Panda, i cili ka qenë ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-nënkryetari i KLD. Alban Brati, Avni Shehu, Dedë Kasneci, Gëzim Allaraj, Luan Dervishi, Petrit Kaja, Rexhep Bekteshi, Sinan Tafaj, Vladimir Gërmenji, Ardita Alsula, Arta Vorpsi, Elsa Toska, Regleta Panajoti, Valbona Bala dhe Zhaklina Peto.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet