23 Mars mblidhet Kongresi i PSsë, në fokus ''Lokalet 2019''

Mbledhja e kryesisë së PSsë vendosi që kongresi i i partisë të mbahet më datë 23 Mars. Kongresi do të ketë tre sesione: shembujt e qeverisjes lokale të PSsë, platforma e bashkëqeverisjes, dhe Pakti për Universitetin. Nuk është vendosur ende nëse në Kongres do të shpallen kandidatët për lokalet e 30 qershorit. Në Kongres do të shpallet lista e këshilltareve bashkiakë vetëm për Tiranën, nga ku Erion Veliaj do të garojë për një mandat të dytë. I gjithë Kongresi do të jetë i fokusuar në zgjedhjet lokale 2019. Sikurse edhe kongreset e shkuara, edhe në atë të kësaj të shtune nuk do të mungojë ftesa për ish-liderin e PSsë, Fatos Nano. Kryesia e PSsë ngarkoi Damian Gjiknurin si Sekretar për Çështjet Zgjedhore, si dhe për të koordinuar punën për Reformën Zgjedhore.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet