2.6 miliardë Lekë për Reformën në drejtësi

Qeveria ka vendosur në dispozicion të Reformës në Drejtësi në vitin 2019, një fond prej 2.6 miliardë lekësh. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Geraldina Prodani bëri publik disa nga zërat më të rëndësishëm të buxhetit të vitit 2019.

“Kjo shumë është caktuar duke marrë parasysh çka do të vijë dhe çka është krijuar deri tani, si dhe rivlerësimi që ka marrë dhe do marrë paga e magjistratit në janar të 2019”, theksoi Prodani. “Këto fonde janë për institucionet që janë krijuar të cilat po kryejnë Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe një pjesë e fondit është për institucionet e reja që do të krijohen”, tha ajo. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave tha se “një portofol prej 3 miliardë lekë do të shkojë për rritjen e pagave, rritjen me 10% për mjekët, 7% për infermierët, 7% për mësuesit, 5% për mbrojtjen, dhe 7% për policinë e burgjeve”. Në fund, Prodani sqaroi se “ky buxhet do të ketë fokus edhe turizmin e fermerët, të cilët do të kenë mbështetje nga politikat fiskale. Por edhe 2.6 miliardë lekë shkojnë për skemën e fermerëve që i shtohet skemës që ata përfitojnë nga fondi i BE, Ipard. Fermerët do të kenë dhe lehtësi fiskale përsa i përket pajisjeve mekanike bujqësore”. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet