Më shumë mbrojtje për kafshët; Tahiri propozon deri në tre vite burg

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të dërgojë për votim në Parlament, një propozim për ndëshkimin e dhunës ndaj kafshëve. Sipas Tahirit dhuna ndaj kafshëve duhet të marrë fund. Në postimin e tij në ‘Facebook’, ministri i Brendshëm shprehet se pjesë e veprave penale do të konsiderohen: keqtrajtimi, dhuna, plagosja, vrasja, konkurset e forcës, luftimet ndërmjet kafshëve, eksperimentet me to, si dhe publikimi i fotove apo videove. Propozimi i Tahirit parashikon dënim deri në 1 vit burg për ‘keqtrajtimin e kafshëve’, dënim me 2 vite burg dhe gjobë derinë 1 milionë Lekë të rinj për ‘luftimin ndërmjet kafshëve’, 3 vite burg dhe gjobë deri në 1 milionë lekë të rinj për ato që kryejnë eksperimente me kafshët , apo që përdorin lëkurën e tyre për qëllime përfitimi.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet