Vendimi, 50% të delegateve në Partinë Socialiste do të jenë gra

Forumi i gruas Socialiste zhvillon mbledhjen e radhës. Xhaçka, thirrje për anëtarësim të grave

TIRANE - Partia Socialiste synon që në kongresin e saj për herë të parë 50% e të deleguarve të jenë femra. Në një mbledhje të Forumit të Gruas Socialiste, deputetja Olta Xhaçka bëri thirrje për anëtarësim të grave dhe vajzave në strukturat e PSsë, nën moton Bashkë për të ardhmen e Shqipërisë. “Ne synojmë t’i japim hapësirën e lirisë dhe përfshirjes cilëtdo që dëshiron të kontribuojë me moton 'Të gjitha bashkë për të ardhmen e Shqipërisë'. Fillim të ri, shans të ri, për cilindo që dëshiron t’i bashkohet socialistëve dhe progresistëve. Për herë të parë 50 % e të deleguarve në Kongresin e partisë do të jenë gra dhe vajza. Kongresi është nga momentet më të rëdësishme partiake në veprimtarinë e PS. I bëj thirrje të gjitha forumeve të grave të angazhohen e të propozojnë emrat më përfaqësues për delegate” tha Xhaçka.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet