613 kg kokainë në Durrës, PD-LSI në 'kërkim' të pronarit

Noka e Vasili akuza qeverisë që nuk kapi porositësin e drogës

Opozita, si PD ashtu edhe LSI hedhin akuza në drejtim të qeverisë për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Maminas. Në një deklaratë për mediat ish-ministri i Brendshëm demokrati, Flamur Noka shprehet se kokaina e pastër, ka përfunduar deri tani jetime dhe, fatkeqësisht, deri ne fund te procesit, do të rezultojë jetime. "Kjo tregon qartë se ajo ka ardhur në Shqipëri me garanci dhe ka mburojë të fortë politike", deklaron deputeti i PD.

"Ministri Xhafaj dhe kryeministri Rama vazhdojnë të fshihen dhe nuk japin llogari se pse dhe nga kush u dekonspirua operacioni, si pasojë e të cilit sot droga e kapur nuk ka pronar.Nga destinacioni – Shqipëri, sasia e kokainës- 613 kilogramë dhe vlerës së deklaruar - 180 milionë euro, do të thotë se kokaina ishte e pastër, rreth 300 mijë euro 1 kilogram. Çka do të thotë se Edi Rama duhet të tregojë ku është laboratori që do të përgatitej kokaina për tregun europian dhe kush fshihet edhe pas laboratorit", shprehet Noka.

Por me pas edhe kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka lëshuar akuza këtë herë në drejtim të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila sipas tij, në rast se nuk nis hetimin se kush e lejoi largimin nga Shqipëria të Arbër Çekajt, që dyshohet si personi kyç që qëndron pas drogës në fjalë, rrezikon të bëhet bisht i qeverisë për pengimin e hetimeve.

"Prokuroria te zbardhe se pse qeveria mbrojti peshkaqenet e medhenj te 613 kg kokaines ne kembim te disa cironkave. Pse nuk heton prokuroria se per ç'qellim kryeministri beri deklarata krejt te kunderta ne raport me ministrin e brendshem per bashkepunimin me partneret nderkombetare. Pse prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit te peshkaqeneve te medhenj te rrjetit kriminal te 613 kg kokaine apo 180 milion euro dhe devijimit te vemendjes drejt cironkave, qe e lene rrjetin kriminal te paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik", shprehet Vasili në Facebook.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet