80 milionë Euro nga viti 1991 dhe vendi nuk ka ende një Reformë për pronën

Protesta e fundit e banorëve të Astirit tregoi se Reforma e pronës në këtë vend nuk ka përfunduar ende dhe pse janë investuar 80 milionë Euro, që nga viti 1991. Qeveria Rama në mandatin e dytë qeverisës ka ndërmarrë një ligj të ri që sipas kryeministrit, "adreson të gjitha problematikat e ndeshura", gjatë viteve. Reforma e pronës nisi në ’91 me reformën e konsensusit, ligjin 7501. Sot jemi në vitin 2018 dhe kjo reformë nuk është mbyllur akoma. "Nëse në gjithë botën normale është shteti që i gjëmon nga mbrapa njerëzve që të regjistrojnë pronën për tu marrë taksat, në Shqipëri janë qytetarët që e bëjnë këtë dhe shteti nuk arrin dot t’i regjistrojë”, tha Rama. Në çerek shekulli janë shpenzuar për gjithë procesin e pronës 80 milionë euro për regjistrime dhe ende sot janë më shumë se gjysëm milioni subjekte, familje, njerëz apo prona të paregjistruara”, tha Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet