A do të kemi ndërmjetësim? Flet Majko...

Ministri për diasporën Pandeli Majko e quan ekstrem vendimin e opozitës për lënien e mandateve. Zgjidhja është ndërmjetësimi dhe dialogu politik. Në një intervistë të dhënë për median maqedonase “Almakos”, ministri i qeverisë Rama beson se nëse nuk do të ketë një marrëveshje, atëherë do të jenë ndërkombëtarët që do t’u imponohen palëve për një zgjidhje përfundimtare. "A do të kemi ndërmjetësim? Unë mendoj se po. Do të kemi ndërmjetësim. E mira do të ishte që kjo histori të mbyllej midis palëve. Por tani mendoj se kemi ardhur në një pikë që gjërat po vështirësohen, nuk po lehtësohen. Shqetësimi im është se do të vijnë ndërkombëtarët dhe do na thonë: Do bëni kështu dhe kaq”, deklaron Majko. Sipas Majkos, kriza politike në vend është krijuar si pasojë e mbylljes së ciklit politik të një brezi politikanësh, që hyn në politikë pas viteve ’90. Ministri i qeverisë flet për një marrëdhënie delikate të krijuar nga aksioni i opozitës, për të cilën ai beson se maxhoranca duhet të gjejë një zgjidhje.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

3 Komentet

  1. Firduz Mehja   e Martë 19 Mars, 2019

    Po pa tjeter qe ndermjetsim do ket,se ju e keni zor te mereni vesh.

  2. majko  e Martë 19 Mars, 2019

    ik o pandi te te japi ndonje qofte rama

  3. albana  e Martë 19 Mars, 2019

    i vetmi politikan ne kete vend