A do të pranojë Serbia një rajon pa kufinj? Rama, boll me hatërmbetje

Një rajon pa kufinj brenda Bashkimit europian është vizioni politik i së majtës shqiptare. E tha kryeministri Edi Rama gjatë një interviste, duke pohuar drejtpërdrejtë se në planin A: “O do t’ja heqim kufijtë këtij rajoni, o mua s’do më dalë e keqja." Qëllimi është integrimi rajonal. Rajoni ka një treg me mbi 20 milionë njerëz të cilët do të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Më pak burokraci në dogana, më pak kontrolle. Për këtë pritet një takim me Presidentin e Maqedonisë së veriut dhe atë të Serbisë, për ta shtyrë më tutje këtë proçes. Një presion i fortë mbi Serbinë që të heqë kufinjtë. Boll me konflikte të vjetra. Duhet të kemi liri lëvizjeje si në Europë, pohon Rama. "Njerëzit duhet të lëvizin lirisht: serbët, shqiptarët dhe maqedonasit, s’janë njerëz të kategorisë së dytë dhe kufiri i vetëm do të jetë kufiri i jashtëm", pohoi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet