A do ti bashkohet propozimit socialist opozita e re?

Ndërsa mazhoranca pritet të fillojë zyrtarisht këtë të enjte proçedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ky i fundit sot në orën 16.00 do të zhvillojë një konferencë për mediat. Po sot në orën 18.00 Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin kombëtar, i cili do të vendosë për hapat e mëtejshme që do të bëjë opozita. Në kohën kur socialistët kanë vendosur të shkarkojnë Presidentin, në një debat që do të zgjasë të enjten 5 orë me radhë në Parlament, opozita e re pritet të vendosë nëse do të votojë apo jo 'pro' propozimit socialist.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet