A e njohin njeri-tjetrin fqinjët?

Bashkëpunimi rajonal sot është një domosdoshmëri për të zhvilluar atë që kemi aset të përbashket. Sot ka një koncept tjetër për bashkëpunimin rajonal, çfarë përpara disa viteve shihej si një nga kushtet që BE vinte për proçesin e integrimit për vendet e Ballkanit perendimor. Në këtë rajon jetojnë rreth 18 milionë qytetarë që e njohin shumë pak njëri- tjetrin. "Ajo që më bëri përshtypje nga studimi i Tanjug është se ne dimë shumë pak për njëri-tjetrin. Në rast se nuk do të kemi një perspektivë tjetër për ta njohur njëri- tjetrin tani, ndryshe, dhe për të zhvilluar bashkëpunimin rajonal në termat e ekonomisë , ekonomia dhe marrëdhëniet njerëzore i sjellin njerëzit më afër dhe më shpejt nganjëherë edhe sesa politikanët, pavarësisht retorikave të tyre që do të donin të ndodhte", tha politikanja Majlinda Bregu në një tavolinë të përbashkët që po mbahet nga nën kujdesin e Agjencisë telegrafike shqiptare.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet