A është Shqipëria e rrezikuar nga sulmet e Iranit? Rama, mbrojmë demokracinë

Kryeministri Edi Rama flet nga Vjena për rrezikun që i kanoset Shqipërisë, me marrjen e muxhahedinëve, por shton se vendi i tij ka bërë zgjedhjen e duhur, dhe nuk rrezikon asnjë sulm. Në takim, Rama ishte në krah të ministrit në detyrë Gent Cakaj dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OSBEsë, Thomas Greminger. “Ne nuk jemi posaçërisht të rrezikuar pas ngjarjes. Ne e dimë shumë mirë që duke ndërmarrë hapin e përfshirjes në operacionin e mbrojtjes së jetëve të kërcënuar me vdekje nga regjimi i Teheranit, kemi marrë përsipër një risk. Jam shumë krenar që është marrë përsipër në mënyrë bipartizane. Në këtë drejtim politika shqiptare ka një qëndrim dhe e ka bërë këtë hap me një bindje të unifikuar në funksion të detyrimeve të një aleance të padiskutueshme me SHBA-në. Dua ta nënvizoj se jemi anëtarë të NATO-s dhe çdo sulm mbi vendin tonë është një sulm mbi NATO-n. Jemi në një botë që përballemi me armiq të lirisë dhe demokracisë. Jemi krenarë që jemi të dobishëm në mbështetje të aleancës që lufton për një botë më të mirë”, tha kryeministri Rama. Puna e Shqipërisë përgjatë një viti në OSBE, sipas kryeministrit Rama do të bindë skeptikët, të cilët nuk besojnë se vendi ynë mund të përballojë detyrat që i janë dhënë nga OSBE-ja.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet