A është ende e interesuar Shqipëria të bëhet pjesë e BEsë ? Rama s'përgjigjet

Rama për il Mattino: Duhet të rilançohet projekti i Bashkimit Europian. Të bëhet konkrete idea e integrimit mes popujve, dhe jo bashkimit për interesa financiare

TIRANE - Ekziston një krizë humanitare brenda Bashkimit Europian që po rritet dhe nga fluksi i madh i refugjatëve dhe nxjerr në pah formë dramatike boshllëkun që ka Europa, e cila prej kohësh ka humbur ndërmjet egoizmit, nacionalizmit, taktikës politike dhe elektorale. Të gjitha këto plagë po konsumohen brenda shteteve të veçanta anëtare. Edi Rama nuk hesht, para pyetjes që i bën gazetari për il Mattino, por as nuk përgjigjet kur Pietro Perone kërkon të dijë nëse Shqipëria ishte ende e interesuar të anëtarësohet në BE. Brenda një Europe e cila mbyll muret para refugjatëve nuk e di sa e gatshme mund të jetë për të pritur anëtarësimin e vendeve të reja. Prandaj Ballkani ka vendosur të bashkohet për një prespektivë të përbashkët, të shteteve. Brenda një Europe më me "pak disponibilitet" ia vlen të anëtarësohesh ? Edi Rama kritikon politikat dhe jo principet që e kanë ndërtuar Bashkimin Europian. Prandaj mbase ka ardhur koha të rilançohet projekti i BEsë duke parë përtej europës financiare dhe idesë që "një grup shtetesh të rrinë bashkë për arsye ekonomike dhe interesa të përbashkëta" tha Rama për të përditshmen italiane.

Author
Doriana Metollari

Doriana Metollari, është gazetare dhe Editore e platformes informative online Hermesnews.al, themeluar në Itali në vitin 2006. Ka menaxhuar dhe disa gazeta të tjera online po në Itali, një prej tyre dhe në bashkëpunimin me kompaninë 'Edizioni Vivere' në Le Marche. Ajo ka drejtuar po ashtu projekte për Bashkimin Europian dhe për OKBnë në fushën e të drejtave, kulturës, teknologjisë dhe gazetarisë. Libri i saj i parë 'G-online' është një manual bazë për komunikimin online, gazetarinë dhe mediat sociale.

Shkruaj një koment

0 Komentet