ASHE mbyll fushatën elektorale, Rama: Basha kërkon të marrë qyl Dibrën

Aleanca për Shqipërinë europiane mbylli dje fushatën elektrale për zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër. Gjatë mitingut, kryeministri Rama dhe deputetë të majtë, u kanë kërkuar dibranëve të votojnë kandidatën e ASHEsë, Muharrem Ramën. Kreministri u shpreh se dibranët janë mes dy mundësive, të zgjedhjes nga halli që është Sherefedin Shehu dhe një kandidati, që është Muharrem Rama. Shefi i qeverisë u premtoi dibranëve, se rruga e Arbrit do të ndërtohet pavarësisht atij që fiton bashkinë. Më tej kryeministri ka ironizuar me kandidatin e së djathtës, duke thënë se nuk do ta vinte as si magazinier. Ai ka sulmuar gjithashtu edhe kreun e PDsë, Lulzim Bashën, duke thënë se ashtu si ka marrë qyl partinë, kërkon të marrë dhe Dibrën. Përsa i përket premtimeve të rivalit të djathtë, Rama është shprehur se nuk mund të bëhen, pasi dikush duhet të paguajë për të pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet