Administrata e Trump thirrje për stabilitet politik në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit u bën thirrje partive politike shqiptare ti kthehen parlamentit dhe të marrin pjesë në zgjedhjet politike të 18 qershorit. U tha sot në takimin ndërmjet Nënsekretarit amerikan të Shtetit për çështjet Politike, Thomas A. Shannon, dhe ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Shannon konfirmoi dhe një herë partneritetin e ngushtë mes SHBAsë dhe Shqipërisë, dhe vlerësoi përpjekjet për Reformën në drejtësi. SHBA nënvizon nevojën që të gjitha partitë politike shqiptare të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Ky është reagimi më i fortë dhe i nivelit më të lartë të administratës së Donald Trumpit mbi ngërçin politik në Shqipëri.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet