Alban Zeneli sposton Flamur Noken, merr mandatin

Alban Zeneli, kandidati i radhës i listës së PDsë, mori sot mandatin e deputetit në KQZ, duke spostuar Flamur Noken. E njejta gje dhe për Ligoraq Karamelon nga lista e Korçës, i cili do të zëvendësojë Ervin Salianjin. Ralf Gjoni ka dorëzuar formularit të dekriminalizimit, duke i hapur rrugë kështu marrjes së mandatit. Lidhur me këtë rast ka pasur dhe debate mes kryetarit të KQZsë, Klement Zguri dhe anëtarit Denar Biba për të tejkaluar rastin e lënies së mandatit nga deputetja Valentina Duka nga PD, pasi dy femrat të cilave iu takon mandati i saj nuk kanë kthyer përgjigje. Sot iu hoq përfundimisht mundësia e marrjes së mandatit 14 kandidatëve të tjerë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët nuk dorëzuan formularin e vetë-deklarimit brenda afateve ligjore. KQZ, do të thërrasë të gjithë kandidatët në listat e partive që u dorë hoqën nga Kuvendi, për të bërë zëvendësimin e deputetëve. Hapi i parë është dorëzimi i formularit të vetë-deklarimit, sipas ligjit të dekriminalizimit. Kandidatët kanë 10 ditë kohë nga momenti i thirrjes nga KQZ, për të dorëzuar formularët. Më tej KQZ u jep mandatin dhe deputetët bëjnë betimin në Kuvend.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet