Albin Kurti i dërgon letër Donald Trump: SHBA të jetë garant i dialogut Serbi-Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka dërguar një letër presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, lidhur me pozicionin e qeverisë së tij për dialogun Kosovë–Serbi dhe taksën ndaj mallrave serbe. Kurti thekson se qeveria është e përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull me Beogradin zyrtar, që do të kulmonte me njohjen e reciproke mes dy vendeve.

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Qeveria ime dhe unë jemi të përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ne mbetemi të bindur se kjo duhet bërë brenda procesit të dialogut, i cili do të kulmonte me njohjen e ndërsjelltë të dy shteteve. Duke nisur që nga 15 marsi, ne do të fillojmë heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, të cilat janë vendosur nga qeveria e kaluar. Fillimisht, do hiqen tarifat për lëndët e para. Këtë e bëjmë si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë. Ne shpresojmë se veprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi, dhe presim largimin e të gjitha barrierave jotarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushatën për çnjohjet e Kosovës. Ne po ashtu ftojmë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për krijimin e mekanizmave monitorues dhe sanksionues, për të siguruar që dyja palët t’i përmbahen zotimeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet