Amasadori Donald Lu: po dështuat me reformën do turpëroni veten para zgjedhësve

Gjatë mbledhjes së Komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Donald Lu si dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen e anëtarëve të komisionit, ekspertëve dhe jo vetëm, ishte deklarata e ashpër e ambasadorit Lu, i cili u shpreh pa doreza se, nëse dështon reforma në sistemin e drejtësisë, atëherë, anëtarët e komisionit do të turpërohen përpara zgjedhësve të tyre, si dhe do të turpërojnë marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe SHBA.

"Nëse kjo reformë dështon, anëtarët e këtij komisioni do të turpërojnë veten përpara zgjedhësve. Do të turpëroni marrëdhënien tuaj me SHBA e BE. Fatmirësisht ne së bashku nuk do të lejojmë që të dështojmë. Vendi po shpreson që ju ta realizoni këtë reformë me sukses", u shpreh ambasadori amerikan, Donald Lu, përpara anëtarëve të komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi.

Ambasadori Lu vazhdoi edhe më tej duke thënë se mëshiron udhëheqësit e shurdhër politik të cilët mund të bllokojnë reformën në drejtësi. Sipas tij, kush e bllokon reformën, do të përballet me zemërimin e qytetarëve ne zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet