Ambasada amerikane në Tiranë: Cilët janë zyrtarët shqiptarë që s’do t’u jepet kurrë më vizë!

Ambasada Amerikane ka publikuar një videomesazh ku bën me dije se 14 ish zyrtarëve të lartë shqiptarë u është hequr e drejta për të hyrë në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste korrupsioni madhor, ndërkohë që paralajmëron se lista do të shtohet me emra të rinj.

Përmes videos Ambasada shpjegon rastet ku sekretari amerikan i shtetit i skualifikon zyrtarët e përfshirë në akte korruptive përgjithmonë nga e drejta për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, në bazë të Nenit 7031(c) të legjislacionit amerikan.

Ambasada thekson në video se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në luftën kundër korrupsionin dhe sundimin e ligjit në vendin tonë. /scantv/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet