Amerika nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve, s’toleron dhunën kundër institucioneve

Pas deklaratave të Mathew Palmer, në të cilin vihej re qëndrimi i qartë dhe i prerë i SHBA-ve sa i përket dhunës në protestat e opozitës, si dhe përgjegjësitë që duhet të mbahen nga organizatorët e saj, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama. Përmes një reagimi Rama shprehet se SHBA-të nuk e pranojnë politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike. “Prandaj është ajo që është Amerika, se nuk e kupton lojën me Kushtetutën; nuk e pranon politikën në dëm të zgjedhjeve demokratike; nuk e toleron dhunën kundër institucioneve – e në këtë rast s’ka se si e fal kundërvënien ndaj Reformës në Drejtësi! Vetëm përpara drejt 30 qershorit”, shprehet ai. Gjatë një interviste televizive, Palmer u shpreh se demonstratat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike, si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së. Po ashtu ai theksoi se: “Dua të jem shumë i qartë me Bashën, Kryemadhin dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet