Antidroga, një histori suksesi: Tahiri: 8 herë më pak kultivim se në 2013

Tahiri: ''Kemi 721 Polici të proceduar, të cilët o kanë bashkëpunuar, ose kanë qenë të dyshuar se kanë bashkëpunuar me trafikantë''. Një ekspert i FBI në mbështetje të policisë

TIRANË - Shifra dhe fakte që flasin për luftën kundër kanabisit në Shqipëri. Në Livetv sot kryeministri Rama dhe Ministri Tahiri, mbajtën nga një fjalim të gjatë para të ftuarve në pallatin e kongreseve. I pari në kendvështrimin politik, i dyti në shifra dhe fakte kokefortë për Antidrogën në Shqipëri. Gjatë dy viteve të qeverisë së majtë është asgjësuar shumë herë më shumë lëndë narkotike, se gjatë 8 viteve të qeverisjes së djathtë, madje gjatë këtyre dy viteve është kultivuar tetë herë më pak se të gjitha vitet e shkuara. “Kemi 721 Polici të proceduar, të cilët o kanë bashkëpunuar, ose kanë qenë të dyshuar se kanë bashkëpunuar me trafikant. Sot kultivohet 8 herë më pak se dy vite më parë. Në vitin 2013 kur ishte qeveria e kaluar në pushtet, Guardia di Finanza raportonte se ishin identifikuar 323 hektar bimë narkotike të kultivuara, të idenitifkuar me fotografim ajror. Nga këto u shkatëruan vetëm 7.5%. Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2015 sipërfaqja e kultivuar 44 hektar, të identifkuar nga fotot, 8 herë më pak se ajo e mbjellur dy vite më parë, pra 8 herë më pak kultivim. Nga kjo sipërfaqe, Policia ka shkatërruar deri më ditët e sotëm 92,2% të sipërfaqes së identifikuar. Një punë kolosale”, tha Tahiri. “Parcela e fundit e kapur ishte në lartësinë 1 500 metra nga niveli i detit, një nivel i cili dëshmon frikën e kultivuesve për të mos u kapur, por ja që ne arritëm ti ndalonim. Ne kemi ndaluar shumë më shumë trafikant dhe kultivues se sa në 25 vite të marra së bashku dhe kjo, pasi për ne të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, tha Tahiri. Sipas tij, në kuadër të kësaj lufte ndihmon edhe krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, si një instrument për të intensifkuar hetimet.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet