Apeli i Kukan: Ballkani të respektojë vlerat e Unionit

Bashkimi europian është e shqetësuar për situatën politike në Shqipëri dhe në përgjithësi atë rajonale. Eurodeputeti Eduart Kukan në një intervistë për portalin European Western Balkans u shpreh se BE po vinte re një trend shqetësues të situatës në vendet e rajonit, në lidhje me funksionimin e demokracisë parlamentare dhe institucionale të caktuara shtetërore. "Po përballemi me krizë politike serioze në Maqedoni dhe Shqipëri. Vende të tjera në rajon, si psh; Kosova dhe Mali i Zi po përballen me bojkote parlamentare", tha ai. Situata e tensionuar politike mbetet "trend rajonal", sipas Kukan, i cili fton shtetet të respektojnë vlerat e Unionit për një aderim sa më të shpejtë të këtyre vendeve brenda tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet