Arrestimi i komisionerëve zgjedhorë/ Reagon Meta: Ndëshim maksimal, kush keqpërdor detyrën

Presidenti Ilir Meta reagon pas arrestimit të komisionerëve zgjedhorë në kuadër të hetimeve për dosjen “339”. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit shkrua se ka ardhur “koha për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave”.

Meta kërkon ndëshkim maksimal për të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve. “Koha për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave! Ndëshkim maksimal për të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve!

Ndëshkim maksimal do të ketë për të gjithë punonjësit e shtetit që keqpërdorin detyrën për presione, shantazhe dhe krime zgjedhore”, shkruan Meta

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet